• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

by E S
24/03/2026 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke i përmendur lidhjet e forta të vendit si me Lindjen e Mesme ashtu edhe me Uashingtonin.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një postim në rrjetet sociale më 24 mars se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit të vazhdueshëm”.

Pakistani është në mesin e disa vendeve, së bashku me Turqinë dhe Egjiptin, që thuhet se po luajnë rol ndërmjetësues në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve që nisën me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

Disa media e përmendën Islamabadin si vend të mundshëm për bisedime midis Teheranit dhe Uashingtonit, që mbase mund të zhvillohen këtë javë.

Nuk është e qartë se kur, apo nëse bisedimet do të zhvillohen, por si një fqinj i Iranit që merr pjesën më të madhe të naftës nga Gjiri Persik, Pakistani është ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti dhe ka interes të fortë për lufta të përfundojë.

“Pakistani i ka shtuar përpjekjet për ta ndërmjetësuar një armëpushim”, tha një burim i lartë ushtarak në vend për Radio Mashaal të Radios Evropa e Lirë (REL). “Përpjekjeve po u bashkohen Turqia dhe Egjipti. Pakistani ka interesa për shumë arsye”.

Një lojtar kyç në këtë ka qenë Asim Munir, kreu i ushtrisë së Pakistanit, e cila tradicionalisht merr vendime në prapaskenë ndërsa liderët politikë flasin para kamerave televizive.

Trump e ka përshkruar Munirin si “oficerin tim të parapëlqyer”, dhe Shtëpia e Bardhë i tha REL-it se ata folën për luftën dhe për bisedimet SHBA-Iran gjatë një telefonate më 23 mars.

“Pakistani, natyrisht, bën pjesë në mesin e fituesve të politikës së jashtme të Trump II. Asim Munir ka pasur të paktën dy takime me presidentin Trump vitin e kaluar”, tha për REL-in Christian Wagner, hulumtues i lartë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

“Ishte mjaft e befasi që Pakistani papritur mori këtë njohje të lartë në politikën e jashtme të SHBA-së nën administratën e dytë të Trumpit. Dhe, marrëdhënia personale midis Trump dhe gjeneralit Munir sigurisht që ka kontribuar në këtë”, shtoi ai.

Derisa Trump dhe Munir po flisnin në telefon, Sharif po telefononte presidentin iranian Masud Pezeshkian.

“Diskutuam gjendjen e rëndë në rajonin e Gjirit dhe u pajtuam për ulje tensionesh urgjentisht, dialog dhe diplomaci”, shkroi ai më pas në X.

Disa ditë më parë, Sharif kishte mbajtur një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke paraqitur masa emergjente për t’u përballur me pasojat e luftës me Iranin.

Gjysma e të gjithë punonjësve në institucionet shtetërore dhe private tani do të punonin nga shtëpia, ndërsa shumë zyra do të kalonin në javë pune 4-ditore për të kursyer energji, tha ai më 9 mars.

Kjo u pasua nga masa të tjera, si taksa shtesë mbi benzinën, për të dekurajuar përdorimin e makinave ose grumbullimin e karburantit. Ofruesit e shërbimeve të transportit i thanë Radio Mashaalit të REL-it se nuk mund t’ia dilnin më të punonin.

Gjendja e rëndë shkaktohet nga varësia e Pakistanit nga Gjiri Persik për furnizime me naftë. Më shumë se 85 për qind e naftës së Pakistanit vjen me anije nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por Irani ka ndërprerë rrjedhën duke mbyllur rrugën përmes Ngushticës së Hormuzit.

Pakistani është gjithashtu shumë i varur nga Katari për gaz të lëngshëm natyror (LNG). Në qendrën ekonomike e Pakistanit, porti i Karaçit, ka rënë qetësi absolute.

E gjithë kjo trysni ekonomike është ndër arsyet për interesimin e Pakistanit në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje diplomatike për luftën me Iranin. Por, ka edhe shumë të tjera.

Në ditët e para të luftës, turma të zemëruara myslimanësh shiitë i vunë flakën konsullatës së SHBA-së në Karaçi pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.

Ishte një çast dramatik që tregoi se si lufta mund të ndikojë në shqetësimet e sigurisë së brendshme të Pakistanit.

Pakistani është vend kryesisht mysliman sunit, por një pakicë e konsiderueshme e popullsisë së tij është shiite, që është edhe mbizotërimi shumicë në Iran dhe përkatësia e pushtetit të tij fetar.

Islamabadi përballet gjithashtu me një kryengritje në Baluçistan dhe konflikt të armatosur me Afganistanin e drejtuar nga talebanët. Vitin e kaluar, ai zhvilloi gjithashtu një luftë katërditore me Indinë.

“Pakistani, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij, është shumë i ndjeshëm ndaj efekteve të përhapjes së konfliktit. Dhe, me kufij të tensionuar si me Indinë ashtu edhe me Afganistanin, ai nuk mund të përballojë të tërhiqet në një konflikt në atë që zakonisht është kufiri i tij më paqësor”, tha për REL-in Michael Kugelman, hulumtues i lartë në Këshillin Atlantik.

“Në këtë kuptim, Pakistani ka motiv jashtëzakonisht të madh për të ndihmuar në përparimin e çdo përpjekjeje për t’i ulur tensionet e konfliktit”, shtoi ai.

Burimi i lartë në ushtrinë pakistaneze u pajtua me këtë.

“Çdo trazirë ose konflikt i vazhdueshëm në Iran e prek drejtpërdrejt Pakistanin për sa i përket një fluksi të mundshëm refugjatësh, tensioneve sektare në Pakistan dhe fuqizimit të elementëve separatistë në Baluçistanin e Pakistanit dhe rajonet Sistan-Baluçistan të Iranit”, tha ai.

Oficeri i lartë gjithashtu përmendi një faktor tjetër: marrëveshjen e mbrojtjes së Pakistanit me Arabinë Saudite, e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.

Një raport i asaj kohe nga Agjencia Saudite e Shtypit tha: “Marrëveshja përcakton se çdo agresion ndaj cilitdo prej vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyja vendeve”, por teksti i paktit nuk u bë publik.

Irani ka kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave në Arabinë Saudite, duke e shtyrë ministrin e Jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan, të lërë të kuptohet për një kundërpërgjigje ushtarake. Kjo ka çuar në spekulime të forta se Islamabadi mund të detyrohet të ndërhyjë në anën e Riadit.

“Çdo përfshirje aktive e Arabisë Saudite në konflikt do ta vendosë Pakistanin përballë një dileme për të respektuar marrëveshjen me koston e armiqësisë aktive ndaj Iranit dhe pasojave të saj të brendshme”, tha zyrtari ushtarak.

Next Post
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In