Mediat vendase raportojnë për një takim të fshehtë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se kryeministri dhe kreu i Kuvendit janë takuar mëngjesin e sotëm në ambientet e ‘Sofrës së Ariut’ në dalje të Tiranës.
Temë e diskutimit mendohet të ketë qenë ashpërsimi i gjuhës nga të dy kampet politike sidomos ditën e djeshme kur Luan Rama akuzoi policinë e shtetit për ‘SHOW’ me luftën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj LSI-së ‘flakë për flakë’ ndërsa i cilësoi si hiena të dala nga oborri i PS.
Takimi i sotëm Rama-Meta raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:00 dhe të ketë zgjatur 60 minuta.
Ndryshe nga herët e tjera, dy krerët e koalicionit qeveritar nuk kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë në tryezë.
Takimi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra prej partive politike dhe mediat nuk kanë qenë në dijeni të këtij takimi. /JavaNews