• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në kampin e muxhahedinëve objekt debati te Siguria, deputetët e PD: Ministri të vijë të japë sqarim

by Java News
20/06/2023 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet e regjistruara sot në kampin Ashraf në Manzë janë bërë objekt debati në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar praninë në komisionin e Sigurisë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që të japë shpjegime lidhur me incidentin në fjalë. Gjatë fjalës së tij Xhaferaj tha se ngjarja në fjalë është skandal dhe se Çuçi duhet të japë sqarime.

Xhaferaj: Nuk mund të nisim këtë komision kur në Manzë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Muxhahedinët boll i ka masakruar regjimi iranian. Ato kanë ardhur të mbrohen nga qeveria shqiptare, dhe jo të vriten nga policia shqiptare. Ky është akt skandaloz. Kjo është pritja shqiptare?! Kryeministri Rama merrte dekoratë mikpritje për afganët. Ky është kodi i mikpritjes? Kemi një marrëveshje, ata kanë ardhur këtu për t’u mbrojtur dhe në një kërkesë të aleatit strategjik. A janë bërë këto nga një vendim? Nëse duhet të respektojmë dinjitetin tonë, thërrisni ministrin këtu nesër!

Naço: Ndonëse keni informacion më të azhornuar, por mos dilni me konkluzione si ekspertë. Nëse del si ekspert me konkluzione…

Xhaferaj: Të vijë nesër ministri.

Naço: Ti dhe bërtet mo burrë, dale se vuajmë nga zemra. Mënyra se si aktroni ju, është….

Xhaferaj: Një nga Shqipëria për aktrim.

Hodaj: Nuk ka pasur informacion për viktima brenda, por duhet të presim dhe ta konfirmojmë. E kuptoj se dhe në kuadrin ku ka presion, besoj se policia del për të sqaruar të gjithë gjënë.

Noka: Vendimi i një gjykate duhet zbatuar dhe është detyrë e policisë së Shtetit. Askush nuk thotë pse u bë kjo ndërhyrje. Në media qarkullon informacioni, mbase të pakonfirmuara, për dhunë të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Ne jemi të gjithë anëtarë të Komisionit të Sigurisë, kam qenë ministër dhe kam firmosur sjelljen e një ekipi prej 300 muxhahedinësh në Shqipëri. Jemi të qartë se ka dhe mund të ketë dhe elementë të infiltruar brenda muxhahedinëve. Kjo nuk përligj në asnjë rrethanë ekskalim të situatës nga ana e forcave të policisë. Policia duhet të ndërhyjë. Policia duhet të ndërhyjë me qetësi dhe jo me dhunë. Ajo që më shqetëson është që zv/min i Brendshëm në rast se ju keni informacion aq sa ka media. Kjo ka shpjegim; ose po mbani të fshehtë realitetin, ose në rast se keni informacion aq sa ka dhënë media, tregon se këtu shteti nuk funksionon. Në rast se nuk jeni në gjendje të na informoni, kërkesa e Xhaferajt është e saktë. Ne duam që të dimë se çfarë ka ndodhur dhe jo të drejtojmë gishtin. Në rast se nuk informoni dot me detaje, nesër ministri të vijë të informojë për gjendjen, pasojat dhe arsyet e ndërhyrjes. Mund të bëjmë dhe seancë me dyer të mbyllura.

Hodaj: Ministri nuk ka tagër që të dijë informacione. Po merrni për të mirëqenë dhunë dhe pretendoni që unë…

Noka: Nuk po ju kërkoj info që të jepni sekretet. Por mediat kanë ngritur një alarm që atje ka eskalim të situatës, që atje ka dhunë. Mediat thonë se ka viktima dhe ajo që iu kërkova është që të sqaroni komisionin se çfarë informacione keni. Të më citosh ligjin është largim nga përgjigja. Duam informacion që kjo situatë, të jetë dhe të kemi një panoramë të qartë të asaj se çka ndodh. Jam i bindur që ka informacion top-sekret, ndaj mund ta bëjmë një mbledhje me dyert të mbyllura, por mos bëni rolin e strucit, se kjo nuk shkon.

Xhaferaj: Do ju lutesha shumë që çdo detaj, s’kemi pasur që ta vendosim në pozitë të vështirë zv.ministrin. Edhe ai vetë u shpreh se; nuk kam informacione më shumë se sa ju. Ndaj ndërtova kërkesën për të pasur kohën e mjaftueshme që nesër të vijë ministri. Mua më konfirmuan se një prej muxhahedinëve ka humbur jetën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Nesër është gjëja më normale e mundshme që të vijojmë mbledhjen. Pse ka frikë që të vijë nesër ministri?! Më shqetëson raporti me SHBA dhe mua më intereson interesi kombëtar i Shqipërisë. Nesër ministri duhet të vijë të japë llogari.

/f.stafa

Next Post
Begaj takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim: Faleminderit për kontributin në forcimin e marrëdhënieve

Begaj takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim: Faleminderit për kontributin në forcimin e marrëdhënieve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In