• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Iran, shoqërohet në Polici ambasadori britanik

by A R
12/01/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një postim në twitter të dielën ambasadori i Britanisë në Iran Rob Macaire, shkruante se ai ishte ndaluar për një kohë të shkurtër nga autoritetet në Teheran të shtunën në mbrëmje pasi mori pjesë në një ceremoni për të nderuar viktimat e avionit ukranias.

Duke dënuar veprimin e autoriteteve për të ndaluar ambasadorin, sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se Irani “mund të vazhdojë marshimin e tij drejt izolimit ose të ndërmarrë hapa për shuarje të tensioneve dhe të angazhohet për zgjidhje rdiplomatike”.

Ministri për Sigurinë Brandon Lewis, i tha gazetares së “Sky News” Sophy Ridge se Britania dëshiron që Irani të luajë rolin e tij në botë, por nuk komentoi posaçërisht nëse do të kishte ndonjë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Teheranit.

Richard Ratcliffe, bashkëshorti i Nazanin Zaghari-Ratcliffei punonjëse e një fondacioni që mbahet e burgosur në Iran, i tha gazetares Ridge gjatë emisionin e saj të së dielës se rritja e tensioneve rajonale e ka bërë situatën e tyre personale “shumë të brishtë”.

Zaghari-Ratcliffe, menaxhere e projektit e Fondacionit Thomson Reuters, u arrestua në prill 2016-s në një aeroport të Teheranit përpara se të nisej për në Britani me vajzën e saj për një vizitë familjare.

Ajo u dënua nën akuzat për komplot për të rrëzuar institucionet e klerit në Iran, një akuzë e mohuar nga familja e saj dhe Fondacioni, një organizatë bamirësie që vepron në mënyrë të pavarur nga Thomson Reuters dhe agjencia e lajmeve Reuters.

/a.r

Next Post
Nga 1500 deri në 7 mijë euro për ndërtimet pa leje/ Zbardhet skema për policët e arrestuar: ‘Gropën’ ia bëri Komisariati Dixhital

"Shfryhet" operacioni i Durrësit, gjykata liron 10 zyrtarë e policë të akuzuar për pronat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In