Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë po vinë gjithnjë e në rritje, duke ngritur frikën për lindjen e një konflikti të ri në Evropë, pas atij mes Rusisë dhe Ukrainës.
Pas reagimit të Komisionit Europian, këtë herë dhe Bashkimi Europian i ka dërguar një draft Turqisë, ku i bën thirrje të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
“Këshilli Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura të fundit të Turqisë. Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE,” thuhej në draft.
Kujtojmë se javën e kaluar Komisioni Europian i dërgoi mesazh Turqisë, ku theksohej se Ankaraja zyrtare duhet të ndalonte të gjitha kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e mira mes vendeve.
“Turqia duhet të ndalojë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore”, tha Peter Stano , shefi i politikës së jashtme të Komisionit .
/e.d