• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Erdogan në takimin me Tsipras: Problemet tona mund t’i zgjidhim në mënyrë paqësore

by Java News
06/02/2019 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu besimin se çështjet midis vendit të tij dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Duke folur në lidhje me ish-ushtarakët puçistë turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe refuzimin e gjykatës greke për ekstradimin e tyre dhe personave të dyshuarve të tjerë të kërkuar nga Turqia, Erdoğan tha vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste.

“Pritja e Turqisë nga Greqia është të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha Erdoğan. Erdoğan shtoi se sërish kanë riafirmuar pritjet e Turqisë për ekstradimin e komplotistëve të grushtit të shtetit të organizatës terroriste FETO.

Ndërkaq, duke folur për marrëveshjen për refugjatët të nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në mars të vitit 2016, Erdoğan tha se BE nuk e ka zbatuar liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen dhe kërkoi nga unioni të ngelet besnik ndaj premtimeve të dhëna.

Marrëveshja e vitit 2016, e cila synonte të parandalonte migrimin e parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve dhe të përmirësonte kushtet e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Tsipras, tha se vendi i tij nuk dëshiron “të dënohet” me probleme rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.

“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Tsipras.

Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.

I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Tsipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke.

Next Post
Historia e Drijonës, studentes ekselente, Rama: Teksa qentë lehin..

Historia e Drijonës, studentes ekselente, Rama: Teksa qentë lehin..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In