Në stacionin hekurudhor në Idomeni në Greqi, në kufi me Maqedoninë, janë rrahur dy grupe të emigrantëve, kurdë dhe afganë, me ç’rast një vagon i trenit, që policia greke ua ka dhënë emigrantëve për akomodim, është djegur. Një grup më i madh e ka gjuajtur me gurë vagonin, brenda të cilit ka pasur familje të akomoduara, transmeton Portalb.
Tani për tani nuk ka informacione se sa persona janë lënduar. Policia e greke ka arritur t’i qetësojë grupet e përfshira në përleshje. Pas incidenteve të shumta në kufirin greko-maqedon, policia greke tanimë është më e organizuar.