Liverpooli është duke u përgatitur për përballjen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet sonte në Camp Nou. Megjithatë, një numër i tifozëve e kanë zhgënjyer klubin anglez me sjelljen e tyre.
Rreth pesë mijë tifozë të Liverpoolit kanë udhëtuar në Barcelonë për ta përcjellë nga afër klubin e tyre të preferuar.
Fillimisht ishin publikuar dy video ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke i shtyrë në një shatërvan disa tifozë të Barcelonës. Megjithatë, tani raportohet se ky nuk është incidenti i vetëm që e shkaktuan tifozët anglezë në Spanjë.
Sipas të përditshmes spanjolle, Mundo Deportivo, gjashtë tifozë të Liverpoolit janë arrestuar pas problemeve që i shkaktuan në Plaça Reial. Këto arrestime raportohet se u bënë pasi tifozët e Liverpoolit i gjuajtën tifozët me kanaçe birrash.
“Ne këndojmë me krenari që e kemi sfiduar të gjithë Evropës. Por, le ta trajtojmë këtë qytet të bukur me respektin që e meriton dhe të sillemi ashtu siç i shkon për shtati Liverpoolit”, shkroi Moore.
“Natyrisht, kënaquni, por ne jemi Liverpoolit dhe për këtë arsye duhet ta vizitojmë këtë vend me përulësi dhe mirësi”.










