Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, persona të paidentifikuar kanë sulmuar pjesën e jashtme të zyrave të PASOK-ut, por edhe të Ministrisë së Kulturës.
Një grup prej rreth 50 personash i kanë vendosur zjarrin koshave të mbetjeve në rrugë, ndërsa në flakë është përfshirë edhe një automjet.
Policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera për shpërndarjen e turmës.
/a.r