Tensione janë regjistuar në një qendër votimi në Tiranë ku është dashur ndërhyrja e forcave të Policisë.
I përfshirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh ai.











