• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensione në ekipin spanjoll, Federata mund të shkarkojë trajnerin një ditë para botërorit

by Java News
13/06/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ardhmja e Julen Lopetegui si trajner i Spanjës është në fije të perit. Ngjarjet janë duke ndodhur me një ritëm të rrezikshëm që nga goditje e orës 5 pasdite të ditës së djeshme, kur u bë e ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje me kreun aktual të stolit të “La Roja”.

Ndërkohë, nga ora dhjetë e darkës së të martës askush nga Federata Spanjolle e Futbollit nuk guxonte të siguronte që Lopetegui do të ulet në stolin e kombëtares iberike në “Socchi Stadium”, kundër Portugalisë, shkruan Telesport.

Presidenti i Federatës, Luis Rubiales ndihet i tradhëtuar nga ana e teknikut dhe zemërimi i tij po rritet me kalimin e orëve. Pas mbërritjes në Krasnodar, ku është e grumbulluar për Botëror kombëtarja spanjolle, ai kërkoi shkarkimin e trajnerit, por disa anëtarë të Federatës u përpoqën për ta qetësuar presidentin e plagosur nga ajo që e konsideron mungesë takti nga trajneri.

Presidenti Rubiales, i mërzitur dhe i hutuar, tha me mbërritjen e tij në rezidencën e Krasnodar: “Kjo nuk është koha për të folur, por ne do të marrim një vendim që i përshtatet më mirë kombëtares. Ne do të bëjmë gjëra të përgjegjshme”.

Disa nga njerëzit e besuar të presidentit u përpoqën për ta qetësuar presidentin dhe i kërkuan mirëkuptim në fund të një dite, që do të mbahet mend në historinë e Kupës së Botës, por mund të jetë çdo gjë, edhe lamtumira e mundshme e trajnerit.

Megjithatë, edhe nëse Lopotegui qëndron për këtë fazë finale të “Rusia 2018”, çfarëdo që të ndodhë, besimi duket i prishur te Spanja, një nga favoritet për ta fituar trofeun e madh.

Federata Spanjolle e Futbollit sot ndërkohë ka paralajmëuar një konferencë për shtyp, ku nuk është çudi që të bëhet me dije shkarkimi i trajnerit të Kombëtares, edhe pse jemi një ditë larg nisjes së Botërorit.

ma.me

Next Post
FOTO/ Varrimi më i çuditshëm, i biri varros të jatin brenda BMW-s

FOTO/ Varrimi më i çuditshëm, i biri varros të jatin brenda BMW-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In