Tension tek Krimet e Rënda, dëshmitarja i cilëson “mjekër cjepër”, xhihadistët braktisin gjyqin
Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda ku zhvillohej seanca e radhës ndaj personave që akuzohen për xhihad në Siri. Këta të fundit kanë braktisur gjyqin pasi një dëshmitare i ka fyer duke i quajtur “mjekër cjepër”.
Ngjarja
Bashkëshorta e Mustafa Kuçit, shtetasësja Nazmie Allxhaka, duke dëshmuar kundër tyre lëshoi edhe frëzën “siç bëjnë këta myslimanët mjekër cjepër”. Dhe menjëherë pas kësaj fraze kanë shpërthyer reagime të forta nga të pandehurit dhe familjarët e tyre.
Pas britmave shpërthyese, gjykatësi ka urdhëruar nxjerrjen nga salla të personit që po bërtiste. Por këtë kërkesë e kanë cilësuar të tepërt të pandehurit e tjerë të cilët thanë se po doli njëri jashtë, do dalin të gjithë, kështu që braktisën seancën. Gruaja e Mustafa Kuçit, i cili është denoncuar nga familjarët që dyshohet se është dërguar në Siri nga të pandehurit, ka thënë se bashkëshortittë saj i janë dhënë madje edhe 500 euro për të shkuar deri në Turqi nga i pandehuri Bujar Hysa.









