Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve për lidhje terroriste me xhihadistët në Siri. Në seancën e sotme sërish shkak për këtë është bërë sërish për termin “mjekërcjepër” të përdorur nga një dëshmitare.
Bëhet fjalë për bashkëshorten e shtetasit Mustafa Kuçi, i cili dyshohet se lufton përkrah xhihadistëve në Siri. Ajo ka fyer myslimanët në sallën e gjyqit, duke deklaruar se ata janë “mjekër cjap”.
“Këta mjekër cjepër më morën burrin”, është shprehur ajo.
Gruaja ishte thirrur për të dëshmuar se si ishte rekrutuar bashkëshorti i saj për të shkuar në Siri. Të akuzuarit kërkuan nga gjykata që gruaja të kërkonte falje për atë që kishte thënë.









