Gara më e fortë në këto zgjedhje duket se është ajo për Bashkinë e Dibrës, ku dy kandidatët, Shukri Xhelili i ASHE-së dhe Ilir Krosi i APPD-së, i ndan nga njëri-tjetri vetëm pak vota, pas 73 kutive të numëruara.
Që në mëngjes dy kandidatët e kanë parë veten herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.
Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.
Sipas asaj që bën të ditur Top Channel, kryetari i KZAZ-së ka ndërprerë procesin e numërimit pa afat, deri kur të qetësohet situata.
Aktualisht, kandidati i APPD-së ka përmbysur disavantazhin e 31 votave dhe e sheh veten në avantazh me 27 vota. Nga ana e tyre socialistët fajësojnë demokratët për tensionimin e situatës.