Një luftanije ruse iu afrua agresivisht një marine shkatërruese amerikane, ndërsa ishte duke operuar në Detin Arabik të Veriut ditën e djeshme, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje.
“Të enjten, 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut iu afrua në mënyrë agresive një anije luftarake ruse,” tha Flota e Pestë e Marinës amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme.
“USS Farragut ndjeu rrezikun e një përplasjeje dhe kërkoi që anija ruse të ndryshojë kursin në përputhje me rregullat ndërkombëtare të rrugës. Anija ruse fillimisht refuzoi, por përfundimisht ndryshoi kursin”, thuhet në deklaratë.
Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit të transportuesit të avionëve USS Harry S. Truman dhe ka për detyrë të përgjojnë anijet e mundshme të armikut për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesi i avionëve.
Dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse ishte afro 180 metra larg anijes amerikane.
Incidenti është shembulli i fundit i një takimi të ngushtë midis forcave ushtarake amerikane dhe ruse që zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar si të pasigurtë dhe provokues dhe vjen afërsisht shtatë muaj pas një incidenti tjetër në Oqeanin Paqësor, në qershor kur anijet luftarake amerikane u afruan aq shumë. /e.s/