• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tension dhe penallti e dyshimtë, Kastrioti tërheq Tiranën poshtë

by A R
17/03/2019 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastrioti bën çorbë fundin e renditjes në Superiore, sepse ka mundur 1-0 Tiranën dhe tashmë ka futur edhe bardheblutë në vorbullën e frikshme të rënies nga kategoria.

Takimi ka nisur me tension që në fillim, pasi sulmuesi i bardhebluve, Michael Ngoo, u largua nga fusha e lojës, pas vetëm 15` minutash.

Shkak i zëvendësimit nuk ishte as ndonjë dëmtim i lojtarit dhe as ndëshkim nga arbitri, por zgjedhje e stafit tenik, pasi Ngoo u shfaq shumë i tensionuar në tapetin e blertë.

I gjithë tensioni u krijua në minutën e tetë, kur Ngoo u ndëshkua me kartonë të verdhë, pasi goditi një nga lojtarët kundërshtarë, situatë e cila krijoi shumë tension në fushë, pasi lojtari shau dhe tifozët vendas.

Për të mos rrezikuar më tej, stafi teknik hodhi në fushën e lojës Grent Halilin në vend të Michael Ngoo.  Pas këtij momenti gjërat qetësohen, skuadrat shfaqen më të qeta në fushë, por pa rrezikuar në asnjë moment seriozisht portat respektive.

Në minutën e 27-të erdhi episodi që vendosi ndeshjen, sepse Kastrioti fitoi një penallti tepër të dyshimtë. Ishte Mawejje ai që e shkaktoi, pasi në tentativë për të pastruar zonën kreu ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit, ose të paktën kështu e mendoi arbitri Olsi Sokoli, sepse realisht pamjet nuk tregojnë faull për penallti.

Herald Marku, i qetë, nuk gaboi dhe me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë, me Kastriotin që ishte më kërkues dhe agresiv në raport me rivalin, që u shfaq më i përgjumur në fushë.

Tirana është më agresive në pjesën e dytë, ndërsa Kastrioti shfaqet disi më i tërhequr. Mema kërkon më shumë sulme nga krahët, të cilët tentojnë të shtyjnë në drejtim të portës kundërshtare.

Megjithatë, me kalimin e minutave, është Kastrioti që rimerr frenat e lojës në dorë, duke vënë përsëri në vështirësi Tiranën. Bledar Devolli kryen ndërrimet, duke i dhënë më shumë freski skuadrës, e cila, pas minutës së 70`, kontrollon fushën dhe rrezikon më shumë se rivalët.

Tirana ka një shans të artë për të barazuar në minutën e 79`, por Grent Halili është i pafat. Një top i ardhur nga këndi, përfundon në këmbën e Halilit, i cili shumë pranë portës gjuan me thembër, por topin e ndal shtylla, duke mos i dhënë mundësi sulmuesit të vendoste barazpeshën në fushë.

Tirana përballet me Laçin, pas pushimit për ndeshjet e kombëtares, ndërsa Kastrioti luan kundër Teutës. Bardheblutë mbeten me 29 pikë në vend të shtatë, ndërsa Kastrioti me 24 pikë mban vendin e fundit në renditje.

KATEGORIA SUPERIORE

Java e 25

Kastrioti-Tirana 1-0

Goli: Marku 27` penallti

Stadiumi “Redi Maloku” Fushë-Krujë

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Marku (Henry 70`), Roxher, Kalaja, Vatnikaj (Bardhi 69`). Trajner: Bledar Devolli

Tirana: Abibi, Kërçiku, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje (Goxha 78`), Karabeci, Hasani, Doka, Greca (Sentamu 59`), Ngo (Halili 15`). Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Arjan Mali

Kartonë të verdhë: Lukman 38`, Çela 65`/ Maveje 3`, Ngo 6’, Krababeci 32`, Sentamu 90+3`

Next Post
“Bohhh do më kujtojë lekët”, Zbardhet dëshmia për vrasjen e Liqenit

"Bohhh do më kujtojë lekët", Zbardhet dëshmia për vrasjen e Liqenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In