Tenori Rudi Sata, i cili njihet si një mbështetës i flaktë i Sali Berishës, ka qenë poshtë ballkonit të tij sot, ku mbajti dhe fjalim.
Ai madje në fjalën e tij, nuk ka ngurruar të thotë se Zoti e bekoi Shqipërinë kur vendosi që Sali Berisha të lindë në këtë vend.
“Kombi shqiptar ishte dhe është një komb i bekuar ditën që Zoti tha që Sali Berisha të lindë në këtë atdhe.
Ky është bekimi më i madh që Zoti i ka bërë kombit shqiptar, që të lindë në këtë atdhe. Nërsa Edi Rama është djalli i kombit shqiptar”, tha ai.
Ai më tej e vijoi fjalën e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta.
/a.r