Tenisti më i mirë i botës, serbi Novak Gjokoviç u përzgjodh si sportisti evropian i vitit 2015, pas votimit të 58-të tradicional nga agjencitë më prestigjioze të lajmeve në Evropë, organizuar nga agjencia zyrtare polake e lajmeve, PAP.
Gjokoviç, i cili e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2011, mori 199 pikë duke lënë pas kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton (139 pikë) dhe kampionen e botës në 200 metra, atleten Dafne Schippers (79 pikë).