• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tenis/Novak Gjokoviç humbet sërish këtë herë nga gjermani Zverev

by Java News
19/11/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alexander Zverev siguroi arritjen më të madhe në karrierë, teksa fitoi titullin përmbyllës të sezonit, ATP Ëorld Tour Finals, duke mposhtur në finale numrin 1 të botës Novak Gjokoviç.

31-vjeçari serb që kishte regjistruar 14 fitore radhazi ndaj tenistëve të dhjetëshes së parë në rruzull u mund në vetëm dy sete dhe Sascha u bë kështu i pari tenist gjerman që triumfon në një aktivitet të tillë, që nga koha e Boris Becker-it, 23 vjet më parë.

Ashtu si në fazën e grupeve edhe këtë radhë tenisti serb u tregua vërtet shumë pasiv në lojë, duke e mbyllur setin e parë me vetëm katër goditje fituese, por krejt ndryshe nga ç’ndodhi në atë duel këtë herë Sascha nuk u impresionua aspak dhe ruajti qetësinë e nevojshme pikërisht në pikët më të rëndësishme.

Për rrjedhojë Alexander Zverev përfitoi nga mënyra e lojës që kishte përzgjedhur Gjokovic si dhe gabimet e shumta të numrit 1 të botës, për ta ndëshkuar Nolen plot tre herë radhazi në servis.Me shumë personalitet Zverev jo vetëm që administroi më së miri epërsinë e krijuar por gjithashtu e theu me break edhe në game-n e fundit, për të mbyllur gjithë takimin me rezultatin e thellë 6-4, 6-3, në vetëm 80′ lojë.

Kështu Zverev barazoi bilancin ndërmjet tyre në 2-2 dhe duke llogaritur edhe dy fitoret në fazën e grupeve përfitoi nga turneu përmbyllës i tetë tenistëve më të mirë të sezonit një cek të majmë prej plot 2,5 milionë dollarësh, pa harruar edhe 1.300 pikët e grumbulluara që e ngjisin tenistin nga Hamburgu sërish në vendin e katërt, pozicion ku në fakt përfundoi edhe sezonin e vitit 2017, përgatiti ”SS”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Dallga gjigante shkatërron pallatin në ‘parajsën e turistëve’

VIDEO/ Dallga gjigante shkatërron pallatin në 'parajsën e turistëve'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In