• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tenderi për uniformat e policisë/ Dëshmia e kryetarit të KVO: Fituesi s’kishte fletë-analizë për produktin, duhej skualifikuar. Naqellari kërkonte në çdo mënyrë…

by Java News
14/07/2021 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje metenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes hetimore, më 11 maj të vitit 2020, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit kanë hapur procedurën e prokurimit ku ofrues ishin “GENC TAAHHUT GIYM TEKSTIL”, BOE, dhe operatori i tretë  BOE, “D&E sh.p.k + Summer Conf s.r.l+ “LOVERS S.R.L” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS SË. VEDAT YAKUPOGLU”.

Po në këtë datë, për shkak të dokumentacionit teknik të shumtë të paraqitur nga ana e ofruesve, anëtarët e KOV i kanë kërkuar drejtueses së Organit Qendror Blerës Edlira Naqellari që të përbërje të këtij komisioni të shtohej edhe të paktën një ekspert fushe, që të merrej kryesisht me dokumentacionin teknik.

Naqellari ka emëruar në këtë post dy specialistë të fushës, Ermira Dehi dhe Mariglen Buzali.

Por, më 6 korrik, Shehi ka kërkuar tërheqjen nga realizimi i detyrës dhe është zëvendësuar nga me një tjetër specialist të fushës, Fatmir Demneri.

I pyetur në lidhje më këtë fakt, kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka treguar se për të tre ofruesit e mësipërm janë vërejtur parregullsi që çonin në skualifikimin e tyre.

“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “GENC TAHHUT  GIYM TEKSTIL” , nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11, të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit , i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues të njohur nga republika e Shqipërisë.  Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në gërmën “b” të pikës 12 të ofertës teknike.  Pasi ofruesi nuk ka paraqitur fletë analiza ose raporte testimi për disa artikuj tekstili dhe lëkure. Operatori nuk ka plotësuar as gërmën “c” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesi i aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mos përmbushja e këtyre kritereve ka qenë kusht për skualifikim.”

Gjithashtu, kryetari i KVO liston edhe parregullsitë e evidentuara tek dy operatorët e tjerë ekonomikë :

“Kurse, për bashkimin e operatorëve ekonomik BOE “kapko doo” + “adjeca doo” + “Galko doo” + jelen professional doo” + “galeb d.d” + “Open Tech consultin & Services” sh.p.k ka rezultuar se nuk plotësonte kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi ditën e hapjes së procedurës nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionimet e artikujve, objekt prokurimi. Gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike, raport testimi/fletë analiza për të gjithë artikujt e kostumeve dhe të këmishave. Mosplotësimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, Gjatë shqyrtimit të operatorëve, BOE, “D&E” shpk, +”Summer Conf s.r.l” + “LOVERS S.R.L” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A. VEDAT YAKUPOGLU” është  konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti,  konkretisht mosparaqitja nga ana e bashkimit të operatorëve të certifikatave EN ISO 20344-2011, EN ISO 203472012 të modelin B-O2 CI ËR FI SRC. Këto certifikata kërkoheshin për të garantuar cilësinë e të gjithë komponentëve të llojeve të ndryshme  të këpucëve. Mungesa e këtyre kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Në gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomikë, nuk mund të kualifikohej asnjë ofrues edhe në fazën e 11 të ofertave teknike.”

 

Pjetërnikaj thotë se në lidhje me problematikat, rezulton se ishte në dijeni, drejtuesja e organit Qendror Blerës, Edlira Naqellari përpara mbylljes së procedurës e cila, sipas tij, ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure.

Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave thotë se Naqellari e ka thirrur vazhdimisht për t’u interesuar për procedurën. Ai thotë se e ka vënë në dijeni për problematikat e hasura për çdo operator ofertues, që i konsistonte në mungesën e dokumentacionit të kërkuar.

Megjithatë,  ka pasur anim nga operatori ekonomik i skualifikuar “GENC TAAHHUT GIYM TEKSTIL”.  Më tej, më 28 korrik 2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka njoftuar për lidhje kontrate.

Kujtojmë se për rastin në pranga u vunë nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pranoi kërkesën e SPAK më 12 korrik duke lënë tetë prej tyre në burg dhe një në arrest shtëpie.

Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur. s.b/abcnews.al/

Next Post
Hetimet në Danimarkë/ SPAK sekuestron pasurinë e dy të akuzuarve për pastrim parash, qindra mijëra euro dhe apartamente

"SPAK pritet të godasë zyrtarë të lartë, do përfundojnë..."/ Hoxha: Kanë frikë nga përgjimi, përdorin “signal”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In