• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tenderi për sterilizimin, PD: Rama-Beqaj po vjedhin. Reagon qeveria

by A R
21/11/2015 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për tender fiktiv për sterilizimin në spitale. Sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi ky është një sistem që ekziston në çdo spital.

“Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqës, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit. Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar. 100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur në çdo spital. Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro.
Qytetarët sot janë të tronditur nga kushtet skandaloze në spitale, por janë edhe më të tronditur kur shohin biznesin e Edi Ramës dhe Ilir Beqës me shëndetësinë”, tha Vokshi.

Por në një reagim të qeverisë, thuhet se sistemi i ngritur nga qeveria e mëparshme nuk është vënë asnjë ditë në punë. Gjithashtu thuhet se ky proces do të kryhet me teknologji të lartë pasi deri më tani spitalet nuk ofrojnë siguri maksimale në sterilizim.

“Ashtu siç përmend edhe deputetja Vokshi në deklaratën e saj, administrimi i repartit qendror të sterilizimit është me të vërtetë 1.3 milionë euro, por që nga momenti që është kryer investimi në 2007-2008 e deri më sot nuk është vënë as edhe një ditë të vetme në punë. Përqendrimi i investimit në një repart të vetëm me teknologji të lartë është një nga standardet më të fundit të BE-së për proceset e sterilizimit. Autoklavat e shpërndara në sallat kirurgjikale nuk kanë siguruar deri më sot sigurinë maksimale të sterilizimit, bazuar edhe në raportet e ISHP-së, gjatë gjithë këtyre viteve, duke sjellë cenim të sigurisë së jetës së pacientit dhe përhapjen tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore”, thuhet në reagim.

Sa i takon procedurave të tenderit, në reagimin e publikuar në faqen “transparenca.al”, thuhet se,  “ky tender ka qenë i publikuar në portalin online të Agjencisë së Prokurimit Publik, por vlen të përmendet edhe fakti se procesi në fjalë është njoftuar si procedurë prokurimi publike në gazetën prestigjioze ndërkombëtare “Financial Times”, me datë 13 shkurt 2015”.
Kurse lidhur me koston financiare thuhet se, “të dhënat e vitit 2013 për QSUT-në dëshmojnë se kostot operative të shpenzimeve mesatare për instrumente kirurgjikalë, sterilizimin e tyre, dezinfektimit të sallës, lëvrimit të veshjeve, si dhe kosto të tjera të lidhura me sallat operatore kirurgjikale për një operacion, janë pothuaj të barabarta me kostot e projektit të ri”.
Në fund thuhet se,  projekti përmban një investim fillestar në instrumente kirurgjikale dhe makineri e pajisje me vlerë 1.6 miliardë lekë dhe një riinvestim në vitin 2022, i cili në fund të zbatimit të kontratës mbetet pronë e sistemit spitalor publik.

Next Post

Kathleen Imholz: Reforma në Drejtësi jo për buzëqeshjen e Brukselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In