Akuzave të OSHEE për denoncimin e Bashës dhe Palokës, PD u është kundërpërgjigjur sërish duke sulmuar kreun e institucionit, Ardian Çela si kryehajdut, që është përgjegjës për qindra burgosje.
“Kryehajduti i OSHE Adrian Çela, kryebanditi që është direkt përgjegjës për qindra burgosje, dhunime e humbje jetësh të qytetarëve të pamundur të vendit, e ka bërë zakon të mos përgjigjet për faktet konkrete që denoncon Partia Demokratike, por të sulmojë opozitën si militant i regjur partiak” deklaron PD.
Përsa i përket kontratës së denoncuar, PD thekson se “Kryehajduti firmosi dje 4 miliardë e 540 milionë lekë për mikun e Edi Ramës, para të marra nga gjaku i shqiptarëve, dhe nuk jep asnjë shpjegim për këtë zhvatje”.
Partia Demokratike deklaratën e mbyll me një mesazh “Shpejt do të vijë dita që do të mbash përgjegjësi për gjithë abuzimet, vjedhjet, tenderat, klientelizmin, padrejtësitë dhe jetët e shqiptarëve që ke marrë në qafë.
Partia Demokratike të jep fjalën se do të provosh atë çfarë provoi Qamil Zela kur e dërgove në burg për 35 mijë lekë të vjetra debi”.









