• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tenderi me konkurrencë zbret vlerën e projektit, Unaza, 3.8 mln euro më pak

by Java News
15/01/2019 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përsëritja e tenderit për “Unazën” e Tiranës ka nxjerrë në pah diferenca të mëdha çmimesh, krahasuar me tenderin e parë. Në tenderin e anuluar, pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 2.24 miliardë lekësh, ose rreth 18 milionë euro.

Por, në tenderin që u zhvillua këtë të henë, ofertat kanë zbritur ndjeshëm. Sipas dokumenteve të tenderit, një bashkim kompanish shqiptare ka ofruar ta ndërtojë lotin e parë të “Unazës” me çmim 1.77 miliardë lekë, ose 14.1 milionë euro. Pra 3.8 milionë euro më pak sesa tenderi i parë.

Tenderi i parë

Kjo është një diferencë e konsiderueshme, pasi vlera e kursyer në vetëm një lot do të mjaftonte për ndërtimin e një shkolle të re, e nëse do të ishte zhvilluar e njëjta garë edhe në dy lotet e tjera, atëherë taksapaguesve mund t’u kurseheshin deri në 10 milionë euro.

Por, këto janë vetëm ofertat financiare. ARRSH-ja thotë se ka nisur shqyrtimin e dokumentacionit të kompanive pjesëmarrëse, nëse ato plotësojnë kriteret e tenderit. Kjo duket se ka hapur një luftë të re. Top Channel ka mësuar se, në Departamentin Antikorrupsion, Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe Ministrinë e Sipërmarrjes kanë mbërritur ankesa për kriteret e vendosura nga ARRSH-ja.

Sipas tyre, një pjesë e kritereve, si detyrimi për të pasur një vinç me kapacitet 450 tonë, apo licencat për punime telekomunikacioni, janë përjashtuese dhe mund të çojnë në skualifikimin e padrejtë të kompanive që kanë dhënë ofertat më të ulëta.

Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga ARRSH-ja. Ndërkohë, një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi se fituesi i tenderit për “Unazën” është paracaktuar të jetë kompania “Gjoka shpk”, e cila për nga oferta financiare renditet e treta, me çmim rreth 17.5 milionë euro./tch

/a.meta

Next Post
‘Qyteti Studenti’/ Rikonstruktohet godina 5, Veliaj: Studentë, përfundoni në kohë vitin!

'Qyteti Studenti'/ Rikonstruktohet godina 5, Veliaj: Studentë, përfundoni në kohë vitin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In