Gjykata ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto. Sipas vendimit të sotëm ai mbetet në burg. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të mbetet në fuqi arresti me burg, ndërsa avokati Theodhori Sollaku kërkoi të shpallej i paligjshëm arresti dhe t’i caktohej masa detyrim paraqitje. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi gjyqtari Luan Hasneziri nuk lejoi praninë e kamerave.