• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tendera dhe miliona euro mikut të Ballës”, PD: Prokuroria të hetojë!

by Java News
24/08/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së, në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike tha se prej nje jave PD ka sjelle fakte se si “miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik”, tha ai teksa i ka bere thirrje prokurorise te hetoje.

DEKLARATA E PLOTE

Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti I drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.

10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjare me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.

Shqiptarët duhet të mësojnë sot se përfitimi i miliona eurove nga miku i dënuar për trafik droge i Taulant Ballës është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik.

Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sipas këtij ligji, është detyrë e autoritetit shtetëror kontraktor që të marrë informacionet e nevojshme për integritetin dhe gjendjen personale të një ofertuesi.

Ky ligj është në fuqi në Shqipëri që nga viti 2006, por nuk zbatohet për mikun e Taulant Ballës, që përfiton miliona euro nga Buxheti i Shtetit, në kundërshtim me ligjin.

Sot Taulant Balla, që u mburr me mikun e tij trafikant droge dhe me qeverinë e tij që nuk i kishte dhënë mbrojtje politike, ka detyrimin t’u shpjegojë shqiptarëve:

· Si qenka ligji i njëjtë për këdo, kur ai nuk zbatohet për mikun e tij?

· A e ka ndihmuar ai mikun e tij Edmond Bego, të dënuar për pjesëmarrje në organizata kriminale të përfitojë tendera publikë në kundërshtim me ligjin?

· Kush i ka detyruar dhe ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin?

Taulant Balla prej disa ditësh hesht, në një përpjekje të dëshpëruar për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është pikërisht ai personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në kundërshtim me ligjin në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë së shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të mos bëhet mburojë e krimit të organizuar me mbështetje politike!

Prokuroria ka sot detyrimin të fillojë menjëherë procedim pasuror ndaj Edmond Begos, si dhe procedim penal për të hetuar tenderat publikë që ai ka fituar, kush ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.

Bashkengjitur neni 45 i ligjit te prokurimit publik, qe ndalon pjesemarrjen e Edmond Begos ne tendera publike, vendimi i Gjykates se larte per nenin e pjesemarrjes se Begos ne organiziate kriminale, si dhe deklarate e plote e Gazment Bardhit.

ma.me

Next Post
Fqinji ekzekuton 44-vjeçaren sapo hapi derën e shtëpisë

Fqinji ekzekuton 44-vjeçaren sapo hapi derën e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In