• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tender për opozitë

by Artur Ajazi
17/03/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ka ardhur koha, që të hapet një “tender” i hapur për të gjetur një opozitë në këtë vend. Ajo që ishte, dhe kjo që hiqet sikur është, janë mbetjet e asaj që dikur erdhi në pushtet, vodhi, pasuroi, zhvati, dhe sot sërish kërkon të votohet. Kërkon të vijë në pushtet. Sulmon Edi Ramën, njeriun që përgjatë periudhës pushtetore, është përballur (dhe nuk dihet akoma)me tre kriza të tmerrshme,tërmetin shkatërrimtar, pandeminë e COVID-19, dhe tani me luftën e Ukrainës. Çdo njëra prej tyre, i ka marrë kohë, mundim, sakrifica, dhe angazhime 10 fish më të mëdha Edi Ramës, se në kohë normale. Por ja që, ky ishte fati i tij, i qeverisë tij, dhe i shqiptarëve. E ndërsa tërmeti shkundi qytetet, fshatrat dhe ekonominë, Edi Rama, ja doli. E ndërsa po mbyllte një sprovë të parë, vjen dhe “troket” po aq tmerrshëm pandemia, COVID-19, e cila solli viktima, angazhime, cfilitje, investime, takime dhe përballime të lodhshme. Bëhej fjalë, për një krizë botërore, aspak rajonale. Rama, nuk përtoi, u nis dhe bitisi diçka. Ishte ndër të parët kryeministra në botë, që nisi vaksinimet, marrjen e tyre, siguroi ardhjen e medikamenteve kryesore për të luftuar virusin, dhe arriti suksese. Pa u gëzuar mirë “fitores” mbi virusin, 2 vjet më vonë, hapet lufta në Ukrainë. Një tjetër tallavi e madhe. Nisën të rriten çmimet, nisën abuzimet, dhe pas tyre …hop protestat. Por ajo, që e shoqëroi gjithmonë me sulmet e saj dashakeqëse kryeministrin e krizave, ishte opozita e bilbilave. Ishte ai grupim njerëzish të kamur me para, që kishin patur pushtet, që kishin konsumuar gjithçka kishte shteti për të pasuruar vehten, familjet, klanet dhe segmentet paramilitare, që një ditë, duhej ti përdornin për të mbajtur selinë e partisë, postet dhe mandatet. Edi Rama, nuk u shqetësua, dhe nuk e begenisi fare opozitën, por e la në fatin e saj. Nuk u shqetësua por e shpërfilli, kur ajo bënte thirrje qysh ditën e dytë të tërmetit për “dorëheqje dhe largim të qeverisë”, e shpërfilli atë opozitë kur bënte thirrje për “largimin dhe rrëzimin e Ramës” pasi nisi pandemia botërore, e shpërfilli dyshen Berisha-Basha, edhe kur bënin thirrje për “mosvaksinimin e popullatës”, dhe e quanin COVID-19 një “alarm fals”. E tillë mbeti opozita, edhe kur u nda, kur u përça, dhe u bë copë e thërrime. Lufta e Ukrainës, ishte si “dasma e madhe” për ish-liderin historik, por edhe kryetarin pas tij të Partisë Demokratike. Thirrjet për “përmbysjen e Ramës”, nuk i ndanë nga goja edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 Marsit, duke dhënë efektin e pritshëm tek shqiptarët, dhe veçanarisht demokratët. As 30 per qind e tyre, nuk dolën në votime, duke i dhënë përgjigjen e duhur, dyshes që lufton për postin e kryetarit të një opozite, që sot nuk ekziston. Ky pra ishte realiteti, që shoqëroi vendin dhe skenën politike përgjatë gjithë mandatit të dytë qeverisës, dhe fillimandatit të tretë të Edi Ramës, njeriut që duket sikur ka lindur për tu përballur me kriza gjithmonë kur ka pushtet. Ato mbeten sprovat e një politikani të përgjegjshëm, që ka vendosur të mos merret me beteja donkishoteske, por me përballjen e vërtetë me të keqen, për të fituar dhe jo për të humbur. E veçmas saj, në Shqipëri ka ardhur koha të dalë në skenën politike, opozita reale e këtij vendi, pasi e vjetra është një shëmbëlltyrë e së keqes, përveçse të qenit “non-grata”.

Next Post
“Hakmarrja globale”/ Putin kërcënon hapur kompanitë e huaja: Nëse tërhiqeni nga Rusia, do t’ju konfiskojmë asetet..!

Putin kërcënon rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë: Fundërrina dhe tradhtarë, Perëndimi po përpiqet të na përçajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In