• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tenda para Ramës dhe shemëria e Bashës të rrëmbejë Metën?!

by Ben Andoni
10/03/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një pikë, ku të gjithë aktorët politikë të jashtëm shikojnë një logjikë të retorikës pafre të kreut të Opozitës, Lulzim Basha. Ajo ka të bëjë me imazhin e munguar që do të krijojë ai në skakierën politike shqiptare. I anatemuar deri më tash si i pazoti, si shtojcë e Berishës etj., përjashtuar këtu ofendimet që shoqëria e sëmurë shqiptare ia bën pa ndalesë si shërim të haluçinacioneve të saj, ai ka drejtuar një protestë që ka justifikuar pritshmëritë ndaj tij dhe ka rritur kuotat e veta në bursën e dobët politike kombëtare. Nëse tonaliteti dhe artikulimi i tij do të ishin më të arsyeshëm, ato do të ishin edhe më sipër.

Anipse në këtë ligjërim, ku gjithkush po mundohet të bëjë llogaritë dhe parashikimet, një gjë duket se është e përcaktuar mirë. Basha paçka artikulimeve deridiku të paarsyeshme për pjesën më të madhe të publikut për imperativin e një qeverie teknike, për bojkot zgjedhjesh dhe akoma më të paarsyeshme për llojin e luftës së tij duke krijuar një armik imagjinar, kërkon të fusë përçarje.

Kjo është edhe pjesa e dytë më e llogaritur pas ngritjes tendës. Ai është vendosur teknikisht mes godinës së kryeministrit Rama, armikut të përbetuar dhe kompleksit të tij të staturës, si edhe kryetarit të Kuvendit Meta, mik-kundërshtarit të tij. Jo  rrallë, në fjalët e tij të çartura sytë e tij drejtohen nga selia e Ilir Metës, që në javët e fundit jo vetëm e ka vështirësuar reformën në Drejtësi, por më shumë akoma ministrat e tij “në kokën e tyre”, kanë shprehur vazhdimisht mendime kundërshtuese, sikur të mos jenë pjesë të Ekzekutivit.

Dhe këtë lexim e ka bërë shumë mirë deri tani kryetari de facto Berisha, që i është drejtuar hapur Metës t’i largohet Ramës. Në kuvend,  në tendë dhe në prononcime, dera për Metën është e hapur, dhe më shumë ngazëllimi i militantëve.

Kaq shumë vazhdoi ky insistim gjatë ditëve të parë të tendës saqë dukej se opozita e ka të qartë planin që të plasaritë qeverinë thjesht me largimin e Metës. Kjo lëvizje e fundit është e vetmja mundësi që qeveria të bjerë, por edhe të bierë pretendimi fals i Bashës për rregullsi zgjedhjesh etj…Më qartë, nëse Meta nuk angazhohet më në koalicion, Basha dhe të tijët nuk u bën më përshtypje kanabisi dhe zgjedhjet shqiptare.

Me shumë kjo po shikohet edhe nga pafuqia e Bashës për të bindur gardën e vjetër të PD-së ta mbështesë. Fjalimet e tyre në çadër janë gjithnjë të diktuara nga halli dhe justifikimi sesa kanë pathosin e Bashës dhe të ithtarëve të tij. Në ditët në vazhdim pritet që Basha ta ulë tonin dhe të bëjë përpjekje për të hapur atë deriçkën që nuk e la që kur hyri në këtë rrugë qorre, nga ku ndoshta do bëjë kërkesat e para më direkte të bisedimeve që të gjitha të çojnë te kryetari Meta.

Ilir Meta ka treguar se është negociator i mirë, por më shumë një lojtar që e njoh tejet qartë skakierën politike shqiptare, mu atë që i ka siguruar jo thjesht mbijetesën politike, por e ka ngjitur në stadet më të larta.

Vetëm se pa hyrë në negocim edhe për pak fare Bashës i duhet të hedhë dhe forcat e fundit apo të shfrytëzojë edhe tonalitetet e fundit të zërit të mbetur, që ta miklojë Ilir Metën për forcën e tij dhe ta bindë se Shqipëria është e mbushur me kanabis (Meta ironikisht ka qenë në pushtet në 12 vitet e fundit kur atribuohet kjo) dhe me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje!

Kjo duket si zgjidhja më e mundshme e Bashës në një luftë politike pa krye, që 20 ditët e fundit ka shërbyer vetëm t’i kurojë pakëz imazhin e apatisë politike dhe të mungesës së ideve të katër viteve. Pra, të bëjë atë që bëri dhe Rama, armiku i tij më i madh dikur në opozitë, kur e bindi Metën që t’i bashkohet atij. Ndaj duket se po lodhet kaq shumë në artikulimet e tij metaforike por edhe në ato direkte qesharake të luftës, që Meta të bëjë hapin e madh, për ta çoroditur edhe njëherë skenën shqiptare. Po kanabisi dhe standardet?! Harrojini! Këto do i bëjnë Basha dhe Meta, po të jenë sëbashku në pushtetin “e munguar”. (Javanews)

 

Next Post
Kjo quhet Jojo Babie!

Kjo quhet Jojo Babie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In