• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tempulli”/ Megaoperacioni zbulon hartën: Ish-Blloku, Kombinati e tek ‘Ali Demi’, zonat ku grupet kriminale shisnin drogën

by Java News
15/09/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë nga 23 grupet kriminale që u goditën nga aksioni i koduar me emrin Tempull vepronin në Tiranë. Harta e shpërndarjes së lëndëve narkotike është e gjerë, duke nisur nga Vora, për të vijuar me Kamzën e më pas edhe më në qendër të kryeqytetit. Një grup i stërmadh prej 22 personash operonin në zonën e Kombinatit, e cila ishte kthyer në shqetësim jo të vogël për banorët, aq sa shitja dhe konsumi i narkotikëve bëhej gati hapur. Lokalet e zonës së ish-Bllokut ishin një tjetër hapësirë ku një tjetër grup shtrinte aktivitetin e tij.

Report Tv mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe një menaxher lokali, ambientin e të cilit e përdorte për shitje lënde narkotike. Harta e goditjes në operacionin me 112 urdhër-arreste vetëm për Tiranës vijon edhe me Tufinën, Kthesën e Kamzës, Ali Demin, Kinostudion apo Laprakën. (Harta nga Google Earth) Bazat apo vendet ku droga shitej në doza të vogla janë në afërsi lokalesh, shkollash apo vende zakonisht frekuentohen nga të rinj, por kësaj here shpërndarësit menduan t’ia bëjnë punën më të vështirë policisë, përdorën edhe taksi dhe motoçikleta për të dërguar dozat e drogës. Për herë të parë në Shqipëri u zbuluan disa lloje të reja drogërash me origjinë nga Kanadaja. Një lloj kanabisi me cilësi dhe efekt shumë të lartë që rritet në shtëpi bari me llampa dhe që kushton më shtrenjtë. Sipas avokatit Iajet Beqiri, policia duhet të godas trafikantët kryesor që e sjellin këtë lëndë narkotike në vendin tonë.

“Bëjmë arrestime gjithmonë ku është fundi. Ne kapim përdorues. Duke qenë e tillë situata, problemi është nga vjen kjo drogë, kush janë shpërndarësit. Të na thonë kush e solli nga Kanadaja këtë drogë. Kush i sjellë me çfarë rrugë dhe mjeti i sjellin”, thotë avokati Idajet Beqiri.

Nëse droga është afruar shumë te shkollat, siguria brenda tyre, sipas Gerti Janaqi, nga agjencia e sigurimit të cilësisë së Arsimit Parauniversitar, siguria është maksimale.

“Brenda perimetrit të shkollës ju siguroj siguria është maksimale. Tirana Durrësi, Fieri, Lesh, Elbasani janë qytete që kanë numër t më të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike në shkolla. Sa më i vogël qyteti aq më i kontrollueshëm fenomeni”, thotë Gerti Janaqi.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Besmir Hardhiaj, Erison Ponari, Florenc Pushi apo Gerti Hoxha, të cilët janë emra të njohur për agjentët e antidrogës pasi janë arrestuar më herët për të njëjtën vepër penale, ose të hetuar në gjendje të lirë. Madje, një tjetër, Ergys Dizdari, rezulton i arrestuar në qershor 2022 dhe vetëm 2 apo 3 javë para arrestimit në operacionin “Tempulli”, doli nga masa “arrest në shtëpi”, për t’iu kthyer sërish “zanatit” të vjetër. Në megaoperacionin “Tempulli” u sekuestruan -134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabis, kokainë dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 13 armë zjarri , në mesin e të cilëve 2 kallashnikovë, qindra celularë, para CASH dhe makina.

Çfarë u sekuestrua?

– 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

– 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

– 225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

– 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false./m.j

Next Post
VIDEO+FOTO/ Shqiptari i shtrirë në tokë i gjakosur, kush është babai i 3 fëmijëve që u vra me 2 plumba në kokë nga 68-vjeçari

VIDEO/ Shtetasi grek e vrau me armë gjahu, ja fjalët e fundit që tha 39-vjeçari shqiptar para se të jepte shpirt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In