• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tempulli” mbërrin në Shkodër: Arrestohet 20-vjeçari që shiste kanabis në afërsi të gjimnazit. Procedohen penalisht 3 të tjerë

by Java News
22/09/2023 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një gjimnazi.

Policia raporton se në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale E. S., ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit me iniciale J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç.

20-vjeçari u kap në ambientet një lokali, në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës, duke shitur dozat e cannabis sativës.

“Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal”, njoftojnë blutë.

Ndërkohë, efektivët kanë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Punë intensive operacionale, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit, u kap në flagrancë, duke shitur dozat e cannabis sativës, shtetasi E. S. Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./m.j

Next Post
Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori

Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In