• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tempulli”/ Balla: Goditje që e bën krenare Policinë, vlerësim Prokurorëve dhe Gjyqtarëve për masat

by A R
20/09/2023 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka shprehur mirënjohjen forcave policore të angazhuara në operacionin kombëtar antikanabis “Tempulli”, që çoi në pranga 233 shpërndarës droge si dhe u bë e mundur goditja e 23 rrjeteve kriminale.

Po ashtu, Balla ka  shprehur vlerësimin maksimal për masat e caktuara nga gjyqtarët dhe prokurorët, ndaj të arrestuarve.

“Kemi arritur të japim goditjen e parë të madhe, edhe pse është një punë që është zhvilluar muaj pas muaji, vit pas viti, por e vërteta është që operacioni kombëtar “Tempulli” është një prej atyre goditjeve që bën krenar secilin prej anëtarëve të organizatës së Policisë së Shtetit.

Gjej rastin të falenderoj sot jo vetëm strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe prokurorët dhe gjyqtarët të cilët bashkëpunuan me Policinë e Shtetit gjatë këtij operacioni, i cili vazhdon.

Besoj se Policia e Shtetit ka marrë vlerësim tejet pozitiv nga publiku për këtë goditje. Ky është një tregues domethënës për seriozitetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit kundër çdo veprimtarie të paligjshme. Ky operacion ka shënuar një prej momenteve me të suksesshme të punës hetimore të strukturave të policisë”, tha Balla gjatë takimit me forcat policore të angazhuara në këtë operacion.

Ministri ka deklaruar se duhet më shumë punë për të identifikuar personat në kërkim si dhe shprehet se do të ketë bashkëpunim me Europolin dhe Interpolin. Balla gjithashtu vë në dukje faktin se në Shqipëri do të organizohet për herë të parë Konferenca Europiane e Interpolit dhe kjo vjen edhe si një vlerësim për punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit Shqiptar.

“Kemi tashmë një listë prioritetesh ose siç i themi ‘më të kërkuarit’, për të cilët mezi pres që ajo listë të çmontohet një e nga një duke bashkëvepruar këtu jo vetëm brenda për brenda hapësirës sonë me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, por do të rrisim bashkëpunimin me Europolin dhe me Interpolin.  Shumë shpejt do të jemi në selinë qendrore të Interpolit, pikërisht për të hapur një kapitull të ri dhe për të identifikuar të gjithë të kërkuarit shqiptarë nëpër botë. Dhe po ashtu besoj se jeni informuar që ne do të organizojmë në Shqipëri për herë të parë edhe Konferencën Europiane të Interpolit dhe kjo vjen edhe si një vlerësim për punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit Shqiptar”, ka deklaruar Balla.

Ministri nënvizoi rëndësinë që ka krijimi i një perimetri sigurie përrreth shkollave si dhe ka deklaruar se policia do të veprojë ndaj çdo lloj veprimtarie antiligjore dhe kriminale.

/a.r

Next Post
Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin në kujtim të Ergit

Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin në kujtim të Ergit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In