• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturat e larta do bëhen të zakonshme, shumë pjesë të globit do bëhen të pabanueshme

by Java News
29/08/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë pjesë të botës po përjetojnë të nxehtin rekord të kësaj vere, me temperatura mbi 40 gradë celsius në vende ku 35 gradë ka qenë më e larta. Zjarret më të mëdha në pyje janë ato të Kalifornisë, pas zjarreve që shkrumbuan bregdetin e Greqisë. Disa qytete aziatike kanë arritur gjithashtu temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Një studim i ri paralajmëron se këto dhe shenja të tjera të ngrohjes globale do të bëhen më të shpeshta.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se një zjarr që filloi një javë më parë është shndërruar në zjarrin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë thonë se kushtet klimatike që mundësojnë këto zjarre të mëdha, po shfaqen më herët dhe zgjasin më shumë. Zyrtarët po paralajmërojnë banorët të përgatiten për më tej.

“Rrethanat që i kishim parë në kulmin e sezonit të zjarreve, tashmë shfaqen që në fillim të sezonit”, thotë Ken Pimlott, drejtor i zjarrëfikësve të Kalifornisë.

Zjarret në pyje kanë përfshirë edhe Evropën. Zjarri më vdekjeprurës në historinë e Greqisë vrau mbi 90 persona muajin e kaluar. Zjarret kanë shpërthyer edhe në pyjet e vendeve veriore, si Suedia dhe Letonia.

Shumë qytete evropiane dhe aziatike po përjetojnë valë të nxehti me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. I nxehti ekstrem po ndikon edhe bujqësinë. Fermerët po i mbledhin të korrat më herët se zakonisht dhe thatësira e zgjatur ka ulur sasinë dhe cilësinë e frutave dhe perimeve. Në Zvicër, i nxehti po vret peshqit në lumin Rin. Ushtria zviceriane furnizoi me ujë fermat e kafshëve në rajonin Vaud.

“Shërbimet e ushtrisë ofrohen pa pagesë, pasi gjendemi në një situatë katastrofe”, thotë Denis Froidevaux, zyrtar lokal zviceran.

Një studim i ri thotë se nivelet e synuara në marrëveshjen klimatike të Parisit të vitit 2015, mund të mos mjaftojnë për të ndalur ngritjen e dëmshme të temperaturave. Vendet patën rënë dakord të përpiqen për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mesatare të botës mbi 2 gradë celsius nga niveli i regjistruar përpara revolucionit industrial. Studimi më i fundit i bërë nga Universiteti Kombëtar Australian, Universiteti i Kopenhagenit dhe institucione të tjera, konkludon se edhe nëse vendet pjesëmarrëse i përmbahen marrëveshjes, proceset e shkrirjes së akujve polarë dhe çlirimi i metanit nga tabani i deteve mund të rrisin në të ardhmen temperaturën e Tokës me 4 – 5 gradë, duke i bërë kështu të pabanueshme shumë pjesë të globit.

Ndërkohë, valët e pazakonta të të nxehtit që po godasin Evropën dhe Azinë pritet që të bëhen më të zakonshme.

ma.me

Next Post
Egjipti raporton ekzekutimin e 20 militantëve të ISIS-it

Egjipti raporton ekzekutimin e 20 militantëve të ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In