• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturat e larta, çfarë duhet të kenë kujdes nënat e reja dhe si të mbrojmë të moshuarit

by A R
22/06/2024 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi po përballet me të nxehtin ekstrem, që arriti kulmin ditën e premte (21 qershor) me temperatura maksimale që shkonin deri në 40 gradë. Në studion e RTSH 24, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Gentjana Qirjako dhe disa këshilla si të mbrojmë shëndetin në këto temperatura të larta. Kategoritë më të rrezikuara, sipas Qirjakos janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje shoqëruese.

Ajo i këshilloi nënat e reja që, fëmijët deri në 6 muajsh t’i ushqejnë sa më shpesh me qumësht gjiri dhe të shmangin ujin apo lëngjet e frutave, ndërsa për të moshuarit dhe personat me sëmundje shoqëruese, Qirjako tha se është e domosdoshme të konsumojnë sa më shumë ujë, edhe nëse nuk kanë etje.

“Temperaturat e larta ndikojnë në përditshmërinë tonë. Është një situatë që cenon performancën e çdo njeriu, por prek më shumë grupet vulnerabël, fëmijët, moshën e tretë, personat me sëmundje bashkëshoqëruese, ndaj është shumë e rëndësishme për të dhënë mesazhe kujdesi. Nëse kujdesemi mund tejkalojmë shumë mirë.

Për fëmijët e vegjël, kush i ka fëmijët në gji t’i ushqejë me gji sa më shumë të jetë e mundur dhe nuk ka nevojë t’i japin në këto ditë të nxehta asgjë përveç qumështit të gjirit, flas për fëmijët deri në 6 muaj. Nënat mendojnë se meqë janë temperaturat e larta, po i jap ujë, lëngje frutash, por nuk është nevoja për fëmijët deri në 6 muaj. Për të moshuarit rekomandojmë të konsumojnë sa më shumë ujë edhe kur nuk kanë etje sepse pengon dehidrimin. Nëse ndodh dehidrimi, kthehet në një rreth vicioz e gjithë situata shëndetësore”, u shpreh ajo.

Qirjako rekomandoi një dietë sa më të lehtë ushqimore, me bazë perimesh si dhe përdorimin e veshjeve të lehta. Sa i përket kryerjes së aktiviteteve fizike, ajo theksoi se është e nevojshme të shmangen lëvizjet në orët e pikut.

“Çdo njeri, ujin duhet ta ketë me vete kudo që lëviz. Rekomandohet një dietë sa më e lehtë me përbërës ushqimor që kanë më shumë ujë që janë sallatat, supat dhe perimet. Rekomandohen ushqime që treten lehtë për të lehtësuar organizmin. Aktiviteti fizik rekomandohet vetëm në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës. Orari i pikut, 11:00 me 18:00, nuk do të ishte mirë ekspozimi. Rekomandohet një veshje s më e lehtë me ngjyra të hapura dhe material pambuku. Kujdesi për lëkurën, sidomos për fëmijët e vegjël. Dëmet që mund të shkaktohen në lëkurë mund të jenë të përhershëm, ndaj duhet të përdoren kremra mbrojtës”, theksoi Qirjako.

/a.r

Next Post
Përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet rëndë drejtuesi i motorit në Lezhë

Përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet rëndë drejtuesi i motorit në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In