• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Temperatura në Evropë u rrit më shumë se dyfish nga niveli global

by
03/11/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) njoftoi se niveli i temperaturës në Evropë në 30 vitet e fundit është rritur më shumë se dyfish nga niveli i temperaturës globale.

Në raportin “Situata Klimatike në Evropë” e publikuar nga WMO është analizuar përqindja e ngrohjes së kontinentit nga viti 1991 deri në 2021.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe kohore, temperaturat në të gjithë Evropën u rritën me 0,5 gradë Celsius çdo 10 vjet, më shumë se dyfishi i nivelit global.

Për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të temperaturës, akullnajat në Alpe janë zvogëluar për 30 metra deri në vitin 2021 ndërsa shkrirja ekstreme e shtresave të akullit në Groenlandë ka shkaktuar një rritje të paparë të nivelit të detit.

Sekretari i përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas tha se këto statistika të shpalosura për Evropën tregojnë se askush nuk është i sigurt përballë motit dhe dukurive ekstreme klimatike.

“Përderisa valët intensive të të nxehtit, thatësirat dhe zjarret pyjore kanë ndodhur në vitin 2021 në pjesën më të madhe të Evropës, në të njëjtën kohë fatkeqësitë e jashtëzakonshme të përmbytjes kanë shkaktuar vdekje”, theksoi ai.

Taalas tha se e sheh si pozitive uljen e ndjeshme të emetimeve të gazeve serrë në të gjithë Evropën. “Evropa mund të luajë rol kyç në arritjen e një pozicioni të dekarbonizimit për të përmbushur Marrëveshjen e Parisit deri në mesin e shekullit”, tha ai.

/e.d

Next Post
Dokumenti/ Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK në Pejë, iu hiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve

Dokumenti/ Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK në Pejë, iu hiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur në banesë çifti i bashkëshortëve, dyshime se burri ka vrarë gruan, më pas veten

January 2, 2026
“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

January 2, 2026
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

January 2, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

January 2, 2026
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

January 2, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com