Dita e sotme do të jetë e shoqëruar nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Sipas Meteoalb, në të gjithë Shqipërinë, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë kohës së mëngjesit dhe periudhës së mesditës.
Vlerat luhaten nga 17°C deri në 39°C.
Por gjatë pjesës së dytë të ditës, do të ketë rrebeshe shiu dhe kalime vranësirash. Më konkretisht, në zonat malore, do të ketë rrebeshe të forta shiu.
Ndërkohë, era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30-35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo erë do të krijojë dallgëzim 3 ballë në brigjet detare.
g.kosovari