Prej dy ditesh vendi po sundohet nga nje mot i vranet, por me temperatura te larta, ere dhe zagushi.
Sherbimi Meteorologjik ben me dije se edhe ne oret ne vijim te kesaj te premteje deri në mesditë era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi.
Parashikimi per sot sipas SHMU
Vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjate paradites. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC
g.kosovari