• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Televizioni zviceran: Mund të ndodhë skenari i Krimesë në Mitrovicë

by Java News
29/03/2018 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një dështim të thuash epokal i “forcës së butë” evropiane: perspektiva e ofruar për t’u bërë pjesë e BE-së tashmë nuk mjafton për t`i mbajtur nën kontroll burrat e fuqishëm në Beograd dhe në Prishtinë.

Arrestimi brutal i të ngarkuarit serb për Kosovën Marko Gjuriq në Kosovë, përfshirë këtu edhe paradën e bërë me të rrugëve të Prishtinës si dhe retorika e errët e presidentit serb Vuçiq, janë dëshmi për atë se gjendja në mes të Serbisë dhe Kosovës ka dalë jashtë kontrollit, shkruan korrespondenti i Transmetuesit Publik të Zvicrës “SRF” për Serbi dhe Kosovë, Georg Hassler.

Në vend se të shtypë pullën “Reset”, BE i lë hapësirë veprimi fuqisë së madhe, Rusisë por edhe Turqisë. Kjo përbën rrezik të madh për njerëzit në regjion por edhe për Evropën, transmeton albinfo.ch. Shtetet autoritare ndërkaq duken më interesante se sa perëndimi, i cili, pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dëshironte që në Evropën Juglindore të kurorëzonte projektin e paqes evropiane. Sidomos pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Gabime në konstruktin e BE-së për Kosovën

Mirëpo pikërisht i ashtuquajtur proces i normalizimit në Kosovë nën patronatin e BE-së dëshmon për gabime të konsiderueshme në konstruktin e tij: BE ka dashur që në një lloj politike kabinetesh, t`i lidhë marrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinës përmes shtrëngimit të duarve në mes të të fuqishmëve të atjeshëm.

Pa pjesëmarrjen e parlamenteve përkatës e lëre më të popullit. Kjo nuk ngjan pothuajse fare me demokracinë. Në këtë mënyrë besueshmeëria e Brukselit është dëmtuar me të madhe.

Kjo edhe për faktin se BE-ja (por edhe Zvicra) tepër gjatë nuk ka drejtuar pyetje kritike në adresë të ish komandantëve rebelë në Prishtinë. Po e njëjta gjë vlen edhe për Bashkësinë (Asociacionin) e komunave serbe të Kosovës. Në pamje të parë duket se ngjan me zgjidhjen në regjionin e Juras berneze (regjion frankofon brenda kantonit gjermanofon të Bernës): një ide federale e cila do të mundësonte që edhe pakicat të kenë pjesëmarrjen e tyre proporcionale në shtetin e Kosovës, konstaton gazetari zviceran.

Një skenar i Krimesë

Mirëpo mundësia e drejtpërdrejtë e ndikimit të Beogradit mbi këtë asociacion e bën këtë krijesë një `shtet brenda shtetit` dhe e minon sovranitetin e Kosovës. Brukseli kishte besuar se Beogradi do të përpinte “bretkosën kosovare” dhe në këmbim me hyrjen në BE do të tërhiqej përfundimisht nga ish provinca e tij.

Por ky po dëshmohet si gabim i rëndë. Vuçiq përmes faktorit rus po lufton për gjithnjë më tepër ndikim në Kosovë. Dje ai në një intervistë e ka shprehur në mënyrën më të hapur të mundshme sloganin e vjetër luftarak të nacionalistëve serbë: “Kosova është Serbi”. Zëra të ndryshëm prej kohësh i druajnë një marrjeje kontrolli brenda natës të ushtarëve serbë mbi Kosovën  e Veriut, të mbizotëruar nga serbët. Një skenar i Krimesë.

Ofrimi i Zvicrës si ndërmjetësuese?

Është ende  vetëm një nga spekulimet e shumta për Ballkanin, por një sfidë serioze për Nato-n e cila nga viti 1999 është aty për të garantuar sigurinë. Në veri të Kosovës janë të angazhuar para së gjithash ushtarët e Swisscoy-t, kontingjenti zviceran i KFOR-it. Si një ekip monitorues ndërmjetësues, zviceranët konsiderohen si ndërmjetësues të vlerësuar nga të gjithë faktorët në terren.

Ndërsa Zvicra nuk luan vetëm nga ana ushtarake një rol të rëndësishëm në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ajo e ka njohur shtetin e ri si njëri ndër vendet e para dhe e ka mbështetur në mënyrë të konsiderueshme. Me ose pa të drejtë: kjo nënkupton një përgjegjësi të shtuar të Bernës.

Pikërisht duke qenë se në Kosovë nuk kemi të bëjmë me një konflikt etnik por para së gjithash me një poker (lojë) forcash, kanalet e hapura të Zvicrës drejt të gjitha palëve, mund të ofrojnë një kontribut për deeskalimin e situatës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Keni pyetje mbi lotarinë amerikanë dhe vizat? Ambasada e SHBA gati t’ju përgjigjet

FOTO/ Abuzues në Panairin e Punës? Ambasada e SHBA: Kujdes, kush ju kërkon lekë për vizë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In