• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Televizioni shqiptar: Nuk pranojmë kasetat e fushatës së partive politike

by S M
23/05/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni publik shqiptar adopton një pozicion të fortë ndaj vendimit të partive politike për të dërguar kronika të gatshme rreth aktiviteteve elektorale. Në një letër drejtuar partive politike, RTSH shprehet se nuk do të pranojë për transmetim kasetat filmike të partive. Ja teksti i plotë i njoftimit:

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk do të pranojë, për emisionet e veta të lajmeve, materiale të gatshme të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e afërme elektorale, por do ta mbulojë fushatën zgjedhore vetëm me gazetarët e vet.

RTSH përmes një shkrese të firmosur nga drejtori i  Përgjithshëm  Thoma Gëllci, njofton kryetarët e partive pjesëmarrëse në zgjdhje se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavarur dhe profesionale nga vetë gazetarët dhe operatorët e saj. Kjo, sipas RTSH, do t’i shërbejë ruajtjes së profesionalizmit dhe informimit të paanshëm të publikut.

Dihet se partitë politike shqiptare dhe sidomos partitë e mëdha kanë ngritur zyra të fuqishme të shtypit dhe propagandës të cilat të mirëpajisura dhe të mirëpaguara përgatisin material propagandistike të gatshme të cilat shpërndahen  nëpër televizionet e vendit. Transmetime të tilla nëpër emisionet e lajmeve  bëhen duke shkelur rëndë pavarësinë e tyre por edhe ligjin, i cili e përcakton qartë se duhet bërë një ndarje e qartë e reklamës  me informacionin dhe se ndalohet reklama e fshehtë.

Ky vendim nuk përfshin kohën e përcaktuar me ligj që jepet falas për propogandën e partive politike, nga televizioni publik dhe tani me ndryshimet e fundit edhe nga televizionet private, por kjo do të jetë e treguar qartë dhe e ndarë nga emisionet informative apo nga emisionet e tjera radiotelevizive.

Kohët e fundit Këshilli Drejtues I Radiotelevizionit Shqiptar miratoi  për herë të parë Parimet e veta editoriale, ku është përcaktuar në mënyrë konkrete se si duhet të sillet gazetari I RTSH  gjatë fushatave elektorale. Sipas Parimeve Edioriale  “ Gjatë fushatës zgjedhore, përfaqësuesve të partive politike ose kandidatëve që garojnë nuk u lejohet të paraqiten në emisione të tjera të RTSH-së, me përjashtim të rasteve te përcaktuara në Kodin Zgjedhor për kohën falas të propogandës së Partive Politike.. Kur pasqyrohen aktivitetet e përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve që mbajnë poste qeveritare apo publike, RTSH duhet të bëjë dallimin e qartë midis funksioneve të tyre zyrtare dhe veprimtarisë zgjedhore.

Deri më tani RTSH ka bërë disa trainime të gazetarëve të saj për pasqyrimin e fushatës zgjedhore. Ditët e fundit në RTSH janë zhvilluar disa seanca trainimi nga pedagogu i Akademise se Eurovizionit dhe ish gazetari i BBC Jonathan Stoneman, pikërisht për fushatën zgjedhore që jemi në prag.

Duhet thënë se vendimi i RTSH për të mos pranuar materialet e gatshme të partive politike, por ta ndjekë  këtë me gazetarët e vet, është një hap i duhur që duhet të ndiqet edhe nga televizionet dhe radiot e tjera private, të cilat shpesh herë kthehen në zëdhënëse të zyrave të shtypit të partive te ndryshme.

 

Next Post
Niset në Itali mjeku që tentoi vetëvrasjen, vijon ende në koma

Niset në Itali mjeku që tentoi vetëvrasjen, vijon ende në koma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In