• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Televizioni publik është pjesë e historisë tonë kombëtare dhe i tillë do mbetet

by Bajram Peçi
14/07/2025 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Një letër e gazetarit Baton Haxhiu për drejtoreshën e RTSH-së, duke u emërtuar “publike”, vetiu më fton të jap një opinion, që rrjedh nga siguria e përvojës mbi 25 vjeçare si punonjës e drejtues në media, kryesisht në ato të shtypit informativ të përditshëm. Që në krye kundërshtoj në mënyrë kategorike propozimin për mbylljen e institucionit TVSH për 6 muaj, kohë e cila do shërbejë më pas për ringritjen në nivele të tjera. Me shumë nga problemet dhe konstatimet e z. Haxhiu bie dakord, i mirëkuptoj, por nuk e quaj të përshtatëshme mënyrën e zgjidhjes!

Gjatë këtyre 60 vjetëve, nga koha kur në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve dhe dy vjet më pas kamera e vetme e TVSh hyri në stadiumin “Qemal Stafa” për të transmetuar të parën ndeshje futbolli, TVSH-ja ka përfaqësuar një domosdoshmëri të përhershme për popullin shqiptar dhe në jetën e secilit prej nesh.

Të mos harrojmë se vështirësitë që vinin nga propaganda e sistemit, nga varfërija e teknikës dhe nga censura, ishin për institucionin dhe punonjësit e saj shumë të mëdha! Çdo shtet në Europë, sistem idellogjik e qeveri, e kishte dhe e përdorte televizionin si mjet të fuqishëm propaganda, ndaj dhe Shqipëria s’kish pse bënte përjashtim! Gjithësesi, publiku përzgjidhte sipas shijeve emisione prej të cilave duhet pranuar që TVSH-ja përpiqej ta ndriçonte sadopak jetën.

Profesioni i teknikës dhe gazetarit të televizionit shqiptar del qartazi në pah me ngritjen e televizioneve private, tërësisht këto si krijesa në përmbajtje nga specialistët e TVSH-së, ku formoi profesionistë. Ngritja e TV-ve private, që funksiononin si biznese, patjetër lypte aftësinë e brendshme të institucionit për t’u rinovuar. E kërkonte këtë tregu, por sidomos se e kërkon kombi, që televizioni publik ka mision për të përfaqësuar!

TVSH ka treguar kohë pas kohe se mund të bënte rinovim dhe do mund të ishte e aftë të kapërcente vështirësitë! Ndoshta do ishte arrirë një konfigurim më i mirë organizativ me qenjen drejtor te z. Alfred Peza, njohuritë dhe aftësitë organizative të të cilit i nihja se kishim punuar së bashku në disa gazeta, por ai pakuptueshëm u dorëhoq.

Rinovim, por problem është ta bësh atë pa shkatërruar dhe kurrësesi duke filluar nga e para!? Në momentin kur janë të njohura (sipas tyre) vështirësistë, aftësia e drejtuesit kryesor, e burimeve njerëzore dhe drejtuesve të redaksive shihet në procesin, duke ndërtuar një copë e në të njëjtën kohë, duke vendosur mbi të të renë. Ruhet kështu përvoja, nuk fshihen njohuritë, eksperienca përcillet pa fshirë historinë e duke ruajtur një identitetin aq të çmuar të TVSH-së, që gjithkush tani orvatet ta mohojë, në mos ta ndotë!

E kemi lexuar lajmin se Shqipëria do fillojë të prodhojë armë. Uzinat i paskërka gati në Poliçan, në Gramsh, në Mjekës!? Ata që kanë njohuritë, veçanërisht inxhinierët mekanikë, ngërdheshen kur dëgjojnë. Ata e dinë se çdo të thotë humbja e përvojës, braktisja e paisjeve, humbje e kujtesës, dëmtimi i makinerive e paisjeve të braktisura, humbje e zinxhirit të menaxhimit. Çdo vend pune ka AND-në e vetë! Ngjashëm kjo edhe për mbylljen e përkohëshme të TVSH-së, nëse kjo marrëzi avujsh ngjitet në kokat më lart?

Rinovimi vjen para së gjithash nga kompetenca e drejtuesit kryesor, e që ta bësh këtë, Drejtori i Përgjithshëm, i/e cila, duhet:
-Të marrë në sy rrezikun e pastrimit të institucionit nga ata punonjës të cilët njihen se janë militantë të dy partive, por sidomos të PD-së, të cilët njihen dhe deri tani kanë qenë e janë të strehuar në sqetullat e drejtuesve;

-Të ketë guximin të njoftojë (në përputhje me Kodin e Punës) disa muaj përpara largimin nga puna për shkaqe riorganizmi ose suprimimi të vendit të punës, të gjithë ata punonjës që vegjetojnë në institucion falë njohjeve ose lidhjeve farefisnore me individë me pushtet;
-Të ketë guximin të shkurtojë numrin prej 400 vetash të punonjësve, në dobi të rinovimit e riorganizimit. Brënda këtij kuadri të shqyrtojë strukturën e kanaleve të ngrituara. Shto ujë e shto miell, në dëm të cilësisë. Katër kanale të tilla që lidhen kryesisht me diversitetin gjuhësor ka Zvicra, disa herë më shumë ka TVSH-ja shqiptare. E gjitha kjo është në dëm të cilësisë së programeve qendrore ngase paråt shpërndahem pa kriter, duke dobësuar seriozisht sipërmarrjet e programeve të RTSH 1;

Nëse disa nga televizonet private janë shumë më të shikuara nga TVSH-ja, një nga shkaqet, për të mos thënë kryesorja, është aftësia për të hyrë sukseshëm në tregun e gazetarëve. Me suksesshëm kupto: pagë! Te televizioni privat kontrata e punës është një vjeçare, pas së cilës rinovohet ose largohesh. Te privati nuk të mban njeri për mëshirë apo miqësi;

– Një gazetar i mirë i kronikës, i terrenit, i opinionit, një moderator apo prezantues i mirë, me keqardhje, por me ndonjë përjashtim që nuk ja vlen të përmendet, nuk mund të bëhet pjesë e stafit të TVSH-së, kryesisht për shkak të pagës. Pikërisht, në këtë pikë, le ta quajmë teknike, TVSH deri tani ka këmbët e lidhura. Zgjidhjani dhe do shihni se nuk do ketë asnjë pengesë për të sjellë modernitetin në programet e formatet e saj.

Çfarë lidhje ka kjo me nevojën për ta mbyllur televizionin për 6 muaj?;

– RTSH dhe sektori juridik i saj duhet të gjejnë jo paratë, por argumentet dhe mjetet e duhura ligjore për të mbrojtur taksapaguesin shqiptar, i cili paguan për televizionin publik, standardin që na afron, argëtimin dhe sidomos të na mbrojë nga krijimi i karteleve që ndihmojnë privatin në dëm të TVSH-së. Audienca e qendrueshme, psh., në gjithë kohërat kanë qenë ato të sportit, ku veçohet futbolli. Vreni traditën europiane se si e mbrojnë transmetimin e kombëtareve të tyre të futbollit dhe ngjarjeve sportive, duke ua lënë eskluzivisht televizineve publike. E kanë të ligjëruar, kanë paguar njëherë dhe s’kanë pse paguajë platformat dixhitale me pagesë! Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare nuk zotërojnë një televizor me platformë dixhitale. Kështu ka qenë dhe në Shqipëri, i kish TVSH-ja, por jo më…!? Është një prej shkaqeve që shikuesit u drejtohen televizionet apo platformave të tjera.

Përsëri përmendim, çfarë lidhje ka kjo me nevojën për ta mbyllur televizionin për 6 muaj? Qeverija, ligjvenësit, mbase kanë e duhet të kenë lidhje?!

Është e natyrshme të pranojmë se tani TVSH-ja po përballet me sfidën më të vështirë në të gjithë historinë e saj. Se çfarë përfaqëson TVSH-ja e dimë ashtu siç dimë se nëse TVSH-ja do të pushojë së ekzistuari do të jetë sikur secilit prej nesh t’i hiqej një pjesë nga jeta?

Që TVSH-ja të vazhdojë dhe ekrani i saj të jetë i pranishëm në shtëpitë tona, lipset kurrësesi mbyllja, por sipërmarrja e masave drastike të përmendura, shoqëruara me përmirësimet ligjore për organizmat drejtuese, përfshi bordin, të cilat duhet të jenë inisiativa ligjore të pushtetit ekzekutiv.

Televizioni publik organizohet dhe siguron shërbim publik në sektorin audiovizual në emër të qeverisë shqiptare. Është përgjegjësi e saj të marrë pjesë aktive në rinovim, të marrë pjesë e të ndihmojë përmes reklamave dhe sponsorizimeve. Shërbimi publik i RTSH-së, që përfshin ofrimin e informacionit, arsimit, kulturës, argëtimit dhe sportit për të gjithë popullsinë, patjetër që kërkon praninë e qeverisë në rinovim. Për këtë, ska nevojë të bëjë eksperimente, duke e mbyllur përkohësisht.

Next Post
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Komisioni i Ligjeve mblidhet të martën për 7 kandidaturat e Avokatit të Popullit

December 5, 2025
“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

December 5, 2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Pogradec, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ 3 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë, dërgohet në spital

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In