• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Televizioni, politika dhe Skënderbeu i Korçës

by Artan Fuga
28/11/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Nuk kisha çfarë të bëja në darkë. Zbrita poshtë ku në trotuar kisha parkuar frigoriferin. E kam thënë edhe parvjet: Përse disa parkojnë autoveturat dhe unë mos parkoj çfarë të dua, frigoriferin, makinën qepëse të gjyshes, madje edhe lavatriçen?

E futa frigoriferin në apartament, nxorra që andej aparatin e televizorit, i ngula prizën e tij te dy brima që dikur strehonin prizën e hekurit, dhe pasi e lidha me një kanaçe që dikur e përdorja për të kapur italjanin, u shtriva në minder dhe si nëpër gjumë nisa të ndjek një emision debati politik.

Dy vetë, një i majtë dhe një e djathtë po debatonin për aktualitetin politik kombëtar.

Hajde po i ndjek thashë! Mbase ka gallatë! Sa për të ndjellur gjumin doja!

Gazetarja, për të cilën kam një mendim shumë të mirë, logjike, që i jep ritëm emisionit, shumë e përgatitur profesionalisht, hapi bisedën.

Ja tani të flasim për çështjen e kanabisit, bandave dhe kërkimit që policia po u bën policëve që janë në kërkim.

I majti i tha të djathtës : Ju jeni hajduta! pse keni nxjerrë nga buxheti miliona euro dhe i keni harxhuar për djegjen e plehrave a ku e di unë se për çfarë i thoshte!

E djathta iu përgjigj: Shihni veten mashtruesa, ku i keni gjetur një milion euro që ja dhatë firmës amerikane për riciklim plehrash politike?

Ik m’i budallaqe!
Pusho idiot!

Ndërhyri gazetarja : Mirë tani kemi një hapësirë publicitare dhe pastaj kalojmë në një temë të dytë, këtë radhë për vetingun, ku prokuroria po gjurmon policinë, policia survejon gjykatën, gjykatat lëshojnë gjykatësit që ndiqen nga policia sepse… nuk e di se çfarë tha tjetër, sepse nisën reklamat me telefonat e prishur atmosferikë.

Fjeta pesë minuta, kur më zgjoi debati:

E djathta i tha të majtit : Atë trego ti, ku i gjetët 1 milon dollarë që ja dhatë lobistëve që të lobonin pranë kryetarit të komisionit të zgjedhjeve në Filipine!

Isha si përgjumësh.

I majti ju përgjigj: Uuuuuuu, fale Perëndi budallaqen! Flet për një milion euro që ne i kemi mbledh çika – çika nëpër militantë, dhe harron pesë milionë euro që i keni përdor për fabrika plehrash që as janë ndërtuar fare!

Kujdes tha gazetarja, dukej që tallej me ta, çfarë të bënte!!!, jemi te vetingu i politikanë, gjykatësve, jo te plehrat, i mbaruam plehrat!

Ik m’i plehër që pastron parà – ia priti i majti së djathtës!
E djathta iu turr : Budalla je vetë!

Gazetarja i ndërpreu duke thirrur për etikë.

I majti iu përvesh gazetares së shkretë: Me thuaj mos zonjë çfarë i bën miliona eurot?
Gazetarja : Ore pyetjet i bëj unë këtu, pse mua më pyet ti! Qenke rrotë fare! Pse mua m’i kërkon milionat ti ore! Shif veten tate!
E pra, kapi situatën e djathta : këtë po i them edhe unë!
I majti ndërhyri: Ec, ec, vazhdoni, mos u merrni me mua!

Stop! – tha gazetarja, dukej që e kishin mërzitur të ftuarit dhe i linte të grindeshin në qefin e tyre! Një hapësirë publicitaree dhe rinisim estradën përsëri!

Nuk kuptova se isha zgjuar apo flija tashmë!

Rifillojmë ! – dëgjova pas pesë minutash.

Tani kemi për të debatuar për takimin midis qeverisë së Kosovës me qeverinë shqiptare të Shqipërisë. Nuk kuptohet se përse nuk parashikuan edhe një ndeshje kalçetoje diku andej nga Mborje – Drenova, për hapjen e vitit të Skënderbeut.

Nuk kuptohet se përse viti i Skënderbeut u hap në Korçë dhe jo në Kavajë! vazhdoi gazetarja!

Ndofta se atje ekipi i Korçës në futboll e ka emrin Skënderbeu!

Ik ore u budalla- ! ia priti një kameraman nga cepi i dhomës. Ka lidhje me konjakun skënderbeu. Skënderbeu, që sipas një studiuesi shumë serioz kishte mamin gjirokastrite, (serbe o budalla ! – thirri pastruesja e korridorit!) para se t’ja hypte mushkës së vet aty te sheshi që ngjan si hapësirë hënore pas prishjes së Tokës nga asteroidi, ja fuste nja dy gllënjka konjak korçe.

Se Skënderbeu pinte konjak skënderbeu në Korçë sa herë Korça korrte fitore. Ai shpartallonte Beshiktashin e Stambollit, kurse skënderbeu i Korçës i hynte më dru dinamovitëve ukrainas të Kievit!

Cfarë thua? – m’i budallaqe ju kthye i majti së djathtës, m’i lavatriçe parash në kaskadat e Drinit!
Budalla je vetë – ja priti e djathta. Skënderbeu i gjuante vetë penalltitë te skënderbeu i Korçës! Në Torvioll!

Nejse, kthehemi te bashkëpunimi midis Kosovës dhe Madakaskarit! Maskarai, më falni Madagaskari njohu republikën e Kosovës, e kuptoni çfarë ngjarjeje, çfarë fitoreje e e diplomacisë mbarëkombëtare.

Ku bie ky hotel bre? – ja priti shoferi i taksisë nga dritarja e studios.

Mirë vazhdojmë për vitin e Skënderbeut tani që po afron viti i ri dhe babagjyshi do të kthehet nga malet.

I majti iu përvesh së djathtës : Mirë mirë po milionat e plehrave ku i çuat?
E djathta u përgjigj: Mos bëni si të mirë, ne i marrim nga buxheti, po ju o plehra ku i morët eurot që bëni lobim në Madagaskar kundër Skënderbeut!
I majti u nxeh: Ik m’i kavajse e dreqit!
E djatha nuk ia përtoi: Budalla je vetë!

Gazetarja, së cilës ironia i lexohej në fytyrë : vazhdoni! iu tha, – Unë po shkoj të bëj ca psonisje te Big marketi këtu afër, dhe vij ju gjej sapo të keni mbaruar debatin tuaj shumë konstruktiv dhe të dobishëm për telespektatorët.

Kishte nisur një reportazh nga Alpet. Kuptova se kisha fjetur disa orë!

Image may contain: 1 person, beard and close-up
Next Post
Maqedoni-Shqipëri, tentohet të hiqet flamuri shqiptar nga tribuna (VIDEO)

Sot 105-vjetori i Pavarësisë, politika sërish e ndarë, demokratët festojnë edhe çlirimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

February 18, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Erion Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Apeli cakton datën për seancën

February 18, 2026
​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In