• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telenovela e krimit me policinë dhe heshtja e Sali Berishës

by Mero Baze
30/08/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zhdukja misterioze e një prej personave më të përfolur në vend në botën e krimit, Ervis Martinaj, krijon një problem të rëndë moral me policinë shqiptare. Natyrisht që nuk jam gati të besoj të gjitha çfarë dëgjoj për korruptimin e policisë, apo gjithë shefave të rajoneve, por mënyra se si po flitet pas zhdukjes së tij, tregon se të gjithë kanë ditur gjithçka.

Kanë ditur ku ka qenë në hotel, ku ka qenë në Tiranë, ku ka qenë në Shijak, ku ka qenë në Laç etj. Kanë dhe mesazhet e tij të fundit. Pra policia e ka pasur atë thuajse nën kontroll. Nuk di a është gjallë apo është zhdukur, por e sigurtë është se po të kishte bërë detyrën policia, do ishte gjallë dhe në burg.

Tani që fantazia është çliruar dhe gara është mes atyre “gazetarëve” që kanë më shumë fantazi dhe jo më shumë fakte, bie në sy se kryefantazisti i historive të tilla në botën shqiptare, Sali Berisha, nuk ka folur.

Ai që e shfrenon fantazinë për çdo të kërkuar duke e lidhur me Edi Ramën, apo që në rrethana të tilla të ngjashme e masakron policinë, duke u shtuar të vërtetave të hidhura të saj dhe dhjetëra fakte të sajuara, ka heshtur dhe është strukur. Njësoj ka bërë dhe në vitin 2018, kur i njëjti personazh ka pasur probleme me një përleshje në Bllok.

Pashë postimet e fundit të tij dhe akuza e fundit ishte që Edi Rama kishte vrarë dikë në Elbasan, pas një përleshje mes dy banditëve. D.m.th. kishte caktuar që ky vrasësi ishte Edi Rama.

Por ndërkohë që Shqipëria vlon nën pushtetin e një telenovele kriminale, ku shfaqen njëri pas tjetrit policë të inkriminuar, mafiozë që bëjnë aleanca kundër njëri- tjetrit dhe policia si Big Brother që vetëm i shikon, ky kryefantazisti ka qepur gojën.

Po ashtu ka heshtur dhe numri 2 i partisë së tij, ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ai zakonisht krekosej kur dëgjonte për histori kriminale. Qysh pas shfaqjes “non grata” nga qeveria e Britanisë së Madhe, ai nuk flet më për kriminelë, pasi me sa duket ka lexuar një letër ku i rreshtojnë dhe atij kriminelët e vet të listës B9.

Kjo tregon se në betejën e tij politike dhe spekulimet e tij kundër krimit, ai nuk është kundër krimit, është kundër kriminelëve kundërshtarë. Kjo tregon se ky njeri është si palë në llafazanërinë e tij kundër banditëve, pasi është vetëm kundër atyre që u bien më qafë banditëve të tij.

Fakti që Berisha dhe të vetët nuk flasin për këtë rast, e rëndon dhe më shumë Policinë e Shtetit, jo se janë në sintoni me të, por se minimalisht në këtë rast nuk janë nën presionin e tyre për të mos hetuar dhe arritur në përfundime të sakta.

Ndërsa jemi të detyruar të dëgjojmë lloj lloj versionesh për zhdukjen Ervis Martinaj dhe asnjë konfirmim serioz nga Policia e Shtetit, për faktet që përfliten në emër të saj, ata nuk kanë më as ndonjë alibi se janë nën presionin e opozitës në këtë rast.

Opozita i ka lënë të qetë dhe gati i adhuron për atë që kanë bërë për ta mbikëqyrur dhe ruajtur Ervis Martinaj. Në fakt, do ta kishin shpëtuar po të kishin bërë detyrën, por ndoshta se kanë menduar më të keqen.

Më e keqja u ka ndodhur vet atyre, që sot më ngjajnë me ata policët e dikurshëm të Flamur Nokës, kur katër drejtorë të mëdhenj policie drekonin me dikë që është në burg për vrasje polici, duke kënduar me çifteli. Jepuani atyre policinë të paktën, se e marrin më lehtë në situata të tilla.

Next Post
Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?

Çfarë ‘haberi’ kanë marrë Meta e Berisha nga SHBA që ‘harruan’ sovranizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In