• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Telekom Albania dhe Kryqi i Kuq, mjete shkollore për 100 fëmijë jetimë

by Java News
11/09/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telekom Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka pajisur me mjete shkollore fëmijët jetimë. Kompania i është bashkuar nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të mbështetur këtë shtresë në nevojë. Mbështetja konsistonte në pajisjen me materiale didaktike fëmijët jetimë për fillimin e vitit shkollor 2015 – 2016. Synimi i kësaj nisme është që t’u japë këtyre fëmijëve një paketë të plotë dhe të domosdoshme për të zhvilluar procesin e shkollimit. Paketa përmban çantën e shkollës, fletore, lapsa, ngjyra, vizore, stilolapsa dhe çdo mjet tjetër të nevojshëm për zhvillimin e një procesi produktiv mësimor.

Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave, në ambientet e Muzeut Kombëtar, Drejtoresha e Kryqit të Kuq Shqiptar, Znj. Angjelina Pulluqi, u shpreh se “Falenderojmë Telekom Albania që iu bashkua nismës së Kryqit të Kuq për të ndihmuar rreth njëqind fëmijë jetimë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Donacioni i Telekom Albania mundësoi paketat bazë mësimore për këta fëmijë që jetojnë në Tiranë dhe zonat përreth. Ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga donatorë të tjerë”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Telekom Albania, Z. Florian Papadhimitri, u shpreh se “Prej vitesh Telekom Albania është angazhuar në projekte të përgjegjësisë sociale duke ndihmuar komunitetet dhe shtresat në nevojë. Paketa që ne dhurojmë për 100 fëmijë jetimë është e plotë dhe kompleton me mjetet e nevojshme shkollore të gjithë fëmijët që nuk kanë mundësi t`i kenë ato”.

Kjo shtresë sociale e komunitetit rritet në kushte të vështira sociale dhe ekonomike. Dhe për shumicën e fëmijëve jetimë  kujdesen prindërit e ve, gjyshërit ose të afërmit. Bashkëpunimi i Telekom Albania me Kryqin e Kuq Shqiptar është i hershëm. Më herët kompania ka mbështetur nismat e saj në mbështetje të komuniteteve më pak të përkrahura të shoqërisë. Telekom Albania si pjesë e grupit Deutsche Telekom ka ndër prioritetet kryesore mbështetjen ndaj grupeve shoqërore më pak të mbështetura.

Next Post

"Ringjallen" Kullat Binjake, ja si duken sot pas 14 vitesh (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In