• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Telefoni i Monikës, mollë sherri”, Valteri: Divorci, lojë për të fshehur paratë. Kanë më shumë seç imagjinojmë ne

by A R
24/06/2024 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë më parë, më 20 qershor, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese. Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën.

I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Valteri tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë, është telefoni i Kryemadhit, i sekuestruar nga SPAK. Sipas Valterit, çifti Meta-Kryemadhi do të dalin me akuzë nga dosja e cila po hetohet nga SPAK dhe do të përdundojnë në burg.

Valteri: Divorci dhe prishja e një familjeje është një gjë shumë e rëndë. 30 vite raport me njëri-tjetrin, nuk do t’ia uroja askujt një gjë të tillë. Sa i përket raportit politik, është një përplasje që ka sjellë dhe ndarjen familjare. Unë nuk e shikoj si një strategji për të fshehur paratë, pasi ata kanë para më shumë se sa e imagjinojmë ne. Edhe nëse i konfiskohen ato prona që i kanë të deklaruara, janë 1/1000 e atyre që kanë. Telefoni i Monikës është molla e sherrit. Janë disa pazare, ku nuk kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Ai po hedh poshtë nënën e kalamajve dhe bashkëpunëtoren e jetës. Ka shumë gjëra që do dalin nga hetimi dhe Meta me Kryemadhin dalin me akuzë nga kjo dosje. Paska pasur krisma, para të padeklaruara, paskan gënjyer njëri-tjetrin. Kjo do shërbejë si arsye për të shkuar në burg. Njëri do jetë në “arrest shtëpie”, tjetri në burg. Praktika ka treguar që gratë kanë qenë gjithmonë në “arrest shtëpie”. Meta ka qëndruar në një nga hotelet më të shtrenjta të Tiranës, 250 euro nata. Ka disa muaj që jeton në atë hotel dhe duhet parë se si i paguan këto para.

Ilir Meta është një i alkoolizuar funksional që bredh rrugëve të Tiranës.  Buxheti i tij me miliona euro i jep mundësi të takojë disa njerëz. PL nuk merr asnjë mandat në zgjedhjet e ardhshme, është e shpërbërë. PL është një koorporatë që funksiononte me aksione. Çdo person merrte shpërblime në bazë të votave që sillte. Pas zënkave të dy ortakëve që e shkatërruan këtë strukturë, kjo koorporatë ka shkuar drejt falimentit. A do të mbijetojë Meta politikisht? Jo! Edhe ai vetë e di që nuk do mbijetojë politikisht. Kjo shihet nga sulment që i bën SPAK, SHBA, nënës së fëmijëve apo kujtdo që mendon ndryshe nga ai.

/a.r

Next Post
“Turistët e luksit të largohen, emigrantët e kanë derën e hapur”, qyteti evropian po i habit të gjithë

CNN: Barcelona i jep fund marrjes me qira të apartamenteve nga turistë të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In