Gruaja e divorcuar nga Bulqiza, që plagosi në organet gjenitale të dashurin me iniciale H. B. rreth 60 vjeç, telefonoi pas ngjarjes bashkëshorten e tij.
Ish-punonjësi i CEZ kishte shkuar në banesën e 35-vjeçares dhe tentoi të përdhunonte, mirëpo ajo e plagosi atë me thikë në dy kofshët dhe tek organet gjenitale.
Pasi e plagosi me thikë, ajo mori në telefon gruan e 60-vjeçarit, duke i thënë që të shkonte në shtëpi dhe të merrte burrin, në të kundërt do t’ia priste organet gjenitale, shkruan sot gazeta Panorama.
I plagosuri ka qenë në gjendje të dehur dhe tentoi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me 35-vjeçaren, kjo e fundit e divorcuar nga bashkëshorti i saj. Më herët, 35-vjeçarja kishte dhunuar ish-burrin dhe ky i fundit kishte marrë urdhër mbrojtje.