• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telefonata që prishi marrëveshjen Gruevski-Ahmeti për formimin e qeverisë

by Java News
15/04/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja kishin arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë dhe se për këtë s’ka qenë pengesë platforma e partive shqiptare apo siç e quan partia e Gruevskit, platforma e Tiranës. Gjithçka ishte prishur nga një telefonatë. Këtë e konfirmon presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për të përditshmen austriake “Viner Cajtung”.

VMRO DPMNE në afat prej 20 ditëve nuk arriti të bëjë koalicion me partitë e shqiptarëve, siç parashikon Kushtetuta. Të jem më i saktë, në fakt ishin marrë vesh për koalicion. Por, në orën e fundit kishte një telefonatë pas së cilës koalicioni dështoi – tha presidenti i vendit Gjorge Ivanov për “Viner Cajtung”.

Ivanov megjithatë insiston se Platforma e Tiranës me një goditje shkatërroi Marrëveshjen e Përzhinës dhe thelloi krizën në vend. Për Ivanovin fajtorë janë Edi Rama, Brukseli dhe Uashingtoni. BE-ja dhe Amerika u kyçën për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza, mirëpo ata nuk i dënuan shkaktarët e kësaj krize e që janë Edi Rama me politikanët shqiptarë. Sot jemi në krizë institucionale e shkaktuar prej Platformës së Tiranës, diçka që nuk ka lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos – theksoi Ivanov.

Presidenti ka thënë se është në interes të shtetit që shqiptarët të integrohen, porse sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë më tepër janë të orientuar kah Prishtina e Tirana se sa në Shkup. Presidenti madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet.

Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara – kërcënoi Ivanov.

Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Në këtë drejtim Ivanov tha se nuk do t’i japë mandatin Zaevit, nëse ndërmarri një hap të tillë në Kuvend. Qeveria pa mandat është pa bazë juridike. Një qeveri e tillë do të ishte pa legjitimitetin e presidentit, ose më saktë pa bazë kushtetuese. Kjo është qartë e shkruar në Kushtetutën tonë.

Në përputhshmëri me Nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund të japë mandatin për krijimin e qeverisë. Në rast të kundërt do të kishim dy qeveri, qeverinë momentale teknike dhe qeverinë pa legjitimitet nga kryetari – shtoi Ivanov. Me arsyetimin se platforma e partive shqiptare cenon rendin kushtetues, Ivanov refuzoi t’i japë mandatin kreut të LASDM-së Zoran Zaev edhepse ky i fundit kishte siguruar firmat e 67 deputetëve.

c.a

Next Post
FOTOT/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, fatmirësisht pa viktima

FOTOT/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, fatmirësisht pa viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
Ndryshohet aktakuza për ish-krerët e UÇK, Prokuroria: S’kemi prova për krime në Ferizaj

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

February 13, 2026
“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In