Të parën telefonatë pas marrjes së detyrës si Sekretar Shteti i SHBA, Marco Rubio e ka pasur ditën e sotme me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Siç raporton Milliyet, ministri turk i ka uruar suksese homologut të tij në misionin e ri.
Gjatë bisedës së tyre, të dy vunë në dukje vendosmërinë e SHBA-së dhe Turqisë , si dy aleatë, për të çuar përpara bashkëpunimin e tyre mbi bazën e respektit dhe besimit reciprok. Ata gjithashtu iu referuan rëndësisë së veprimit të koordinuar për çështjet rajonale.
Burime nga ministria turke, të cituara nga gazeta, bëjnë të ditur se telefonata është bërë me iniciativën e palës amerikane.