• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Telashe sërish për Melania: Ka mashtruar sërish zonja Trump?

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Akuzat se bashkëshortja e kandidatit republikan për president Melania Trump e kopjoi fjalimin e saj nga një që Michelle Obama mbajti në konventën e Partisë Demokratike në vitin 2008 kanë ngritur pyetje të reja mbi besueshmërinë e fushatës së Trump.

Skandali ngriti gjithashtu dyshime mbi faktin nëse të dhënat zyrtare të jetës dhe arsimimit të Melania Trump në atdheun e saj Slloveni janë apo jo plotësisht të vërteta.

Një kërkim i të dhënave publike në Slloveni dhe një intervistë me biografin e saj ngrenë dyshime se pretendimi i saj për pasjen e një diplome universitare mund të jetë i rremë.

Biografia zyrtare e Melania Trump thotë se ajo u diplomua për arkitekturë dhe dizajn në një universitet në Slloveni.

Universiteti i Lubjanës nuk jep informacione nëse Melanija Knavs – siç ajo njihej në Slloveni – kishte marrë apo jo një diplomë për shkak të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale që ekziston në këtë vend.

Por biblioteka virtuale sllovene Cobiss – e cila mban të gjitha të dhënat publike përfshirë edhe punët finale akademike – nuk ofron asnjë rezultat për Melanija Knavs.

Ajo që të bën gjithashtu të dyshosh është fakti që ajo pretendon se ka një diplomë në arkitekturë dhe dizajn, kur në Slloveni nuk ka një fakultet arkitekture dhe dizajni.

Studentët mund të studiojnë arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës ose dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajnit ose në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë. Por jo të dyja njëherësh.

Igor Omerza, një nga dy autorët e librit Melania Trump – Historia e brendshme – Nga një fshat komunist slloven në Shtëpinë e Bardhë, këmbëngul se ajo nuk e përfundoi universitetin.

“Pas shkollës së mesme, ajo u regjistrua në universitet, frekuentoi vitin e parë për arkitekturë, por nuk e përfundoi kurrë,” tha Omerza për BIRN.

“E keni parasysh, ajo ishte një vajzë e bukur dhe studentët e tjerë e mbajnë mend që ajo frekuentoi vitin e parë, por nuk i përfundoi kurrë studimet. Ajo thjesht u zhduk nga fakulteti dhe filloi karrierën e saj në biznesin e modës,” tha ai.

Kjo duket se konfirmohet nga artikujt e gazetave nga vitet 1990.

Njëri prej tyre, i titulluar “Duke vizituar Melanija Knavs në Paris”, u botua në vitin 1998 në gazetën sllovene Slovenske novice.

Artikulli flet për një grup gazetarësh që shkojnë në Paris për të marrë pjesë në xhirimin e një reklame për një produkt slloven me Melanija Knavs, e cila në atë kohë ishte një modele 28-vjeçare.

Knavs bëri një bisedë të shkurtër me gazetarët dhe u tregoi atyre pak për karrierën e saj si modele dhe arsimimin e saj.

Gazetari i Slovenske novice raportoi:. “Ajo përfundoi dizajn industrial në Lubjanë në një shkollë të mesme për dizajn. Më pas ajo u regjistrua në Fakultetin e Arkitekturës, por nuk arriti të diplomohej pasi kishte gjëra shumë më joshëse për të bërë: të punonte në botën e modës.”

Ajo u citua gjithashtu në një tjetër artikull në vitin 1998, të titulluar “Gjuha sllovene është si një këngë” dhe që u botua në Nedeljske novice.

“Lindja në Sevnica. Më pas përfundova shkollën e mesme për dizajn në Lubjanë dhe pas kësaj u regjistrova në Fakultetin e Arkitekturës. Nuk e përfundova fakultetin, sepse isha më e interesuar të punoja si modele,” i tha ajo gazetarit Nedeljske novice.

Omerza e akuzon më tej Melania Trump se ka zbukuruar të vërtetën për origjinën e familjes së saj. Ai tha se ajo është shprehur që nëna e saj ishte stiliste mode dhe i ati menaxher.

“Në fakt, mamaja e saj ishte rrobaqepëse dhe i ati mekanik dhe shofer profesionist, i cili pas vitit 1990 ngriti kompaninë e tij, por nuk ka qenë kurrë menaxher,” rikujton Omerza.

“Duke ditur faktin që vetë Trump i drejtohet shtresës punëtore, nuk e kuptoj pse e fshehin të vërtetën kur ajo mund të përdoret si avantazh,” shtoi ai,

Ndërkohë, akuzat për plagjiaturë që shkaktoi fjalimi i saj në konventën e Partisë Republikane këtë javë janë pritur me humor në Slloveni.

Në lidhje me zbulimet se gjatë viteve të fundit disa anëtarë të elitës politike të vendit janë prirur për plagjiaturë në fjalimet e tyre dhe në tezat e tyre universitare, disa njerëz bënë shaka duke thënë se të paktën Melania Trump “po i qëndron besnike origjinës së saj sllovene”./ BIRN

ma.me

Next Post

(Foto) Emily Ratajkowski, seksi në setin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

December 22, 2025
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

December 22, 2025
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In