• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Teksti i SMS në telefonin e Tefik Hykës para se ta qëllonin me armë

by Java News
01/07/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati ndaj biznesmenit Tefik Hyka duket se ka lidhje me disa borxhe që ky i fundit u kishte disa persona të tjerë. Kjo pistë është përforcuar edhe pas dy mesazheve që Policia ka gjetur në telefonin e biznesmenit. Burime nga Policia e Shtetit thanë për Report TV se në këto dy mesazhe Tefik Hyka kërcënohej me jetë.

Në këto mesazhe i kërkohej biznesmenit që të kthente lekët e marra borxh, pasi në të kundërt do të pendohej. Të njëjtat burime saktësojnë se numrat e telefonit ishin regjistruar me emra fiktiv në telefonin e biznesmenit dhe nga kontrolli paraprak që ka bërë Policia, rezulton se këta numra telefoni nga janë dërguar mesazhet, mund të jenë blerë në treg të zi.

Pikërisht këto mesazhe mund të çojnë hetuesit tek personat që mund të kenë kryer atentat ndaj Tefik Hykës. Hetuesit thonë se nuk është bërë ende identifikimi i personave që përdorin numrat nga të cilat janë dërguar mesazhet kërcënuese.

Biznesmeni dyshohet se merrte shuma të mëdha parash borxh. Më pas këto para ai i jepte këto para me fajde tek persona të tjerë, duke u marrë interesa 2-3 herë më të larta.
Por biznesmeni duket se nuk i kishte kthyer paratë tek disa persona që i kishte marrë fillimisht dhe dyshohet se mund të jenë akumuluar shuma të mëdha borxhesh.

Ndërkohë nga dëshmitë që kanë dhënë në Polici, të afërm të Tefik Hykës, thanë se ai nuk ndjehej i kërcënuar. Tefik Hyka u qëllua me një plumb në kokë tre ditë më parë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Biznesmeni arriti t’i mbijetojë atentatit dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Policia ka arrestuar njërin prej bashkëpunëtorëve në atentat, identitetin e të cilit po e mban të fshehtë për shkak të hetimeve. Por burime të Report TV thonë se personi që ka ndaluar Policia, nuk pranon përfshirjen në ngjarje dhe ende nuk janë gjetur prova.

Next Post
BE nis një procedurë për shkelje ligjore ndaj Hungarisë

Një shtet-mafie brenda BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In