Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore në pikat e licencuara nga Ministria e Arsimit. Autoritet arsimore garantojnë nxënësit se nuk do të ketë mungesë të botimeve ndërsa u bëjnë apel të mos e lënë në ditët e fundit blerjen e tyre për të shmangur rradhët e gjata.
Ka nisur shpërndarja e teksteve në pikat e licencuara pranë shkollave ku mësojnë nxënësit. Nga këto kancelari, librari ose pika të tjera prindërit dhe nxënësit duhet të blejnë librat shkollorë sipas katalogëve përkatës.
Zamira Gjini: Procesi i shitjes së teksteve ka filluar. Pra njësi tregtare që janë pranë shkollave dhe distributorët që janë në qytetet e Shqipërisë kanë filluar shpërndarjen e teksteve dhe shitjen e teksteve për nxënësit e këtyre qyteteve.
Drejtorja e Arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, garanton nxënësit se nuk do të ketë mungesë të teksteve, pasi botuesit kanë printuar në kohë librat në bazë të kërkesave të shkollave.
Zamira Gjini: Kemi rreth 170 tekste në katalogun shkollor, tekstet e klasave nga e para në të nëntën janë shpërndarë që një javë përpara nga botuesit në të gjithë Shqipërinë, nuk ka mungesë të teksteve nga katalogu i teksteve shkollore.
Lëndët shkencore të klasave 2 dhe 7, si dhe klasa e 10 në gjimnaz, do të mësojnë me tekste të shtëpive botuese Cambrige, Oxford, Peason.
Zamira Gjini: Tekstet e matematikës, e shkencave të natyrës, kemi tekste të përkthyera nga shtëpitë botuese Cambrige, Oxford dhe Peason që janë përkthyer dhe përshtatur nga botuesit shqiptarë dhe janë përzgjedhur në shkollat tona.
Autoritetet e Arsimit i bëjnë thirrje nxënësve të mos i lënë në ditë të fundit blerjet e librave me qëllim shmangien e rradhëve, ndërsa thonë se ky proces do të monitorohet nga Ministria e Arsimit dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit. /oranews
ma.me









