• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Teksa lexon Pjerin Ndreun

by Skënder Minxhozi
08/01/2026 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Sapo nis një dallgë shirash në vjeshtë apo dimër, të gjithë mprehin veshët për të dëgjuar se kur do të përmbytet Shkodra me rrethina, Lezha megjithë bregun e Matit, Durrësi me kënetën apo kur do të dalë nga shtrati Vjosa në Mifol. Njëherësh me përmbytjet pritet i njëjti buletin lufte nga rrëshqitjet e dherave nëpër rrugë kombëtare e lokale. E gjitha kjo kronologji me një saktësi prej ore zvicerane. Të njëjtat vende, të njëjtat shkaqe. Dihet cilat pjesë të vendit do të përmbyten, dihen emrat e lumenjve e përrenjve që do të vërshojnë dhe hidrovorëve që do të vazhdojnë të jenë të prishur edhe një herë më shumë, siç ka ndodhur 35 vjet rresht. Dihen dhe nënstacionet që do të jenë pa drita dhe pompat e ujit që sërish do të jenë të prishura.

Përmbytjet janë kthyer në një lojë që mund t’ja parashikojë fillimin dhe fundin edhe një fëmijë pesë vjeç. Janë zbardhur prej dekadash shkaqet, problematikat komplekse ose ato më banalet. Prej vitesh që s’mbahen mend banorët e zonave të përmbytura kanë mësuar të adaptohen me të keqen, aq sa dikur, 15 vite të shkuara,  në revistën “Java” botonim një reportazh të Ben Andonit për një fshat në zonën e Shkodrës ku shtëpitë ndërtoheshin me 23 shkallë nga kati përdhes i pabanuar deri në katin e banuar. Arsyeja: fshatarët e kishin mësuar se përmbytja më e madhe aty nuk ishte ngjitur përtej 21 shkallëve!

Teksa lexon postimin e fundit të kreut të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, të bie në sy një element shumë deficitar i zyrtarit në mesin e kësaj rrokopuje, sidomos i atij të lidhur me menaxhimin e territorit: pranimi i përgjegjësisë. Ndreu e pranon përgjegjësinë e tij pas gjashtë viteve në drejtimin e njërës prej bashkive më problematike në lidhje me përmbytjet. Dhe këtë përgjegjësi duhet ta ndjejë sot secili nga qindrat e zyrtarëve socialistë, nga Edi Rama e deri në fund të piramidës së qeverisjes, që po mundohen këto orë të minimizojnë një krizë të përsëritur, pasi nuk kanë qenë të zotët të venë dorë siç duhet mbi të edhe pas 13 vitesh në pushtet.

Në ndryshim nga të tjerët në këto orë dramatike, Pjerin Ndreu del dhe thotë një të vërtetë sa të thjeshtë aq edhe të dhimbshme: që nuk mund të fshihesh më pas kundërshtarit, ngrohjes globale dhe tekave të motit kur është fjala për një fenomen për të cilin është mbledhur shumë ekspertizë e eksperiencë këto tre dekada e gjysëm. Përmbytjet në dimër dhe zjarret në verë janë për Shqipërinë si ai treni i cili i shfryn sirenës nga tre kilometra larg dhe që ti e sheh të afrohet, e megjithatë përton të spostohesh gjysëm metri për të dalë nga shinat.

Kur harta e përmbytjeve është identike për 35 vjet rresht nuk ka alibi që mund t’i justifikojë ata që na kanë qeverisur në këtë periudhë kohe. Kur harta e zjarreve gjithashtu prek të njëjtat pyje, kullota e zona urbane, sërish kjo është e pajustifikueshme. Nuk lejohet që Durrësi të jetë sot në atë gjendje. Është thjesht e papranueshme dhe skandaloze për qytetin më të madh turistik të vendit. Nuk lejohet as që bregu i Matës apo Mifoli të jenë për herë të njëqindtë protagonistet e një drame dëshpëruese me pasoja të dhimbshme njerëzore e sociale për ata që sonte janë nën ujë, për familjet, pronat, bagëtitë dhe pasurinë e një jete që shpesh e merr uji me vete brenda orës.

Urbanizimi i egër, shpyllëzimet masive dhe lënia thuajse pas dore e një infrastrukture të tërë veprash ujore, kanalesh ujitëse e kulluese apo rezervuaresh e digash aq jetike për të rregulluar regjimet hidrike – janë që të gjitha në listën e njohur që frenon përmbytjet, por që kurrë s’u menaxhua me themel.

Shqipëria duhet të bëhet më në fund shtet serioz. Nuk bëhet vetëm duke përkthyer me trurin artificial të Diellës kapitujt e negociatave dhe kuadrin ligjor të Unionit. Nëse ky ushtrim i thatë burokracie nuk jep fryte në jetët e banorëve të këtij vendi nuk jemi askund. Sepse momenti që ky status i privilegjuar që kemi me BE të nisë e të përkthehet në standarte të prekshme e më të mira jetese, po shtyhet pafund në kalenda. Vijojmë të flasim e të hiqemi si evropianë, e të jetojmë si ballkanas në kuptimin më të keq e regresiv të termit. Duhet të vijë një ditë më në fund që ata fshatarët e rrethinave të Shkodrës që përshkruan Ben Andoni të mos i ndërtojnë më shtëpitë me 23 shkallë nga frika e përmbytjes. Gjë për të cilën natyrisht kanë edhe vetë një mijë herë faj që kanë shkuar e janë ngulur 30 vite më parë në mënyrë abuzive në grykëderdhjen e lumit më të madh të Shqipërisë!

Nuk na ndihmon sot as që të krahasohemi rregullisht me Greqinë e Italinë sa herë ka kriza natyrore, sepse jemi sa një lagje e tyre dhe duhet t’i kishim ndrequr disi punët tona në këtë territor të vogël në cep të Evropës. Të digjen qindra miliona euro për një hidrovor, një copë tubi apo kanali, ose për një nënstacion që vazhdon jetë rregulisht pa drita sa herë vërshon lumi, ashtu siç ka qenë dhe në vitin 1995, 1999 apo 2007, kjo është e pafalshme.

Normaliteti “qeveris” vetveten, nuk ka nevojë për paterica dhe prerje shiritash. Qeverinë dhe të tjerët qeverisës të niveleve të tjera i kemi të na qeverisin për ditën e krizës, për momentin e vështirë, për minutën fatale kur na mbyt uji apo na djeg zjarri. Punët e lehta bëhen vetë, për të vështirat paguajmë njerëz të mençur që të na japin zgjidhje e të na tregojnë udhën. Ja kjo mungon fatkeqësisht shumë vjetësh në këtë vend.

Është mirë që dikush si Pjerini del e pranon fajin, sepse mesa duket prej këtu nis gjith֛çka. Puna është të kemi më shumë se një Pjerin Ndreu!

Next Post
Kultura jashtë vëmendjes, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Evropë

Feja dhe Kombi në dritën e mendimit të rilindasve shqiptarë

Comments 1

  1. Builder says:
    2 days ago

    “Është mirë që dikush si Pjerini del e pranon fajin, sepse mesa duket prej këtu nis gjith֛çka” – kështu keni thënë në mbyllje të këtijë shkrimi të mrekullueshëm u mderuar Minxhoz.
    Por kam frikë se, kulufruthët e spakit të PD-së të çertifikuar tashmë, do ta therrasin e akuzojnë Pjerin Ndreun, pikërisht duke u bazuar në këtë shkrim.
    Qofsha unë i gabuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

January 10, 2026
Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In