• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknologji e re për mbetjet në Tiranë, Veliaj: Ata që i gjuajnë tigrit me gurë, të njëjtët që djegin edhe kazanët

by A R
14/06/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana po piloton me sukses teknologji të re për pastrimin e qytetit. Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryetari Veliaj deklaroi se në kryeqytet po vijon vendosja e kontenierëve të rinj metalikë që do të zëvendësojë ata plastikë, të cilët janë edhe më rezistentë. “Kemi filluar të zbatojmë një teknologji të re për mbledhjen e mbeturinave. Në fakt janë 3 risi. Së pari, në pjesën më të madhe të qytetit, do të shikoni që kazanët janë ndërruar nga plastikë polikarbonat, në metal. Kemi pasur raste të jashtëzakonshme të vandalizimit. Ata që i gjuajnë tigrit me gurë edhe që i numërojnë dhëmbët, janë edhe ata që djegin kazanët”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, është një kontingjent që mundohet të vandalizojë qytetin dhe të testojë kush është më i fortë, civilizimi apo injoranca. “Civilizimi është më i fortë. Sepse civilizimi gjithmonë mendon një mënyrë tjetër për t’ia dalë ballë injorancës”, theksoi Veliaj. Ai sqaroi se në pjesën më të madhe të territorit janë kontinierët me dy kapakë. “Në pjesën brenda Unazës së Mesme, do të jenë kontenierë thuajse të blinduar, që kanë vetëm një kokë magnetike. Hedhja e mbeturinave në këto kontenierë funksionojnë ngjashëm siç futen zarfet në kuti postare. Pra, individi pas momentit të futjes së mbeturinave në hapësirën përkatëse, fleta do të rimbyllet për të shmangur daljen dhe djegien e tyre”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, në zonën turistike të qytetit pranë qendrës, Bashkia e Tiranës po vendos kontenierët nëntokësorë për mbledhjen e mbeturinave. Aktualisht një teknologji e tillë nuk është aplikuar as në Verona apo Vicenza të Italisë. “Për zonën turistike po pilotojmë ato që quhen kazanët nëntokësorë, me madhësi 5 herë më të madhe se sa kazanët fizikë. Do të thotë që ka më pak nevojë të ndërrohet, por na mundëson edhe një efekt estetik. Kur ka mbërritur dita që vjen ankesa në bashki: Na çmendën turistët! Do të thotë që është një ditë e mirë për qytetin. Deri dje thoshin: Na çmendën plehrat ose problemet e qytetit. Sot jemi në një situatë ku disa po stresohen se kemi shumë turistë. Ky është një problem i mirë për t’u pasur. Por edhe për këtë fakt, ku ka edhe huliganë që vijnë për sport apo edhe flukse të mëdha turistësh, pasja e kontenierëve mbi sipërfaqe, mund të zëvendësohet fare mirë me kazanët nëntokë”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh optimist se teknologjitë e reja në pastrimin e qytetit do të mikpriten nga qytetarët, ndërsa kërkoi dhe distancimin e partive politike nga djegia dhe shkatërrimi i qytetit. “Unë jam besimplotë dhe optimist i përjetshëm dhe besoj që mbi shumica e qytetarëve të Tiranës, as i gjuajnë tigrit me gurë, as merren me dhëmbët e tigrit, pasi kanë probleme shumë më të rëndësishme për t’u marrë dhe as nuk djegin kazanët apo shkulin pemët. Është vetëm çështje kohe sa të civilizohet edhe ajo minorancë që po bëhet gjithmonë e më e vogël. Për sa kohë që edhe partitë politike do të distancohen nga djegia dhe shkatërrimi i qyteti, besoj që gjërat do jenë pak më kollaj në këtë front”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Horoskopi nga Branko për ditën e hënë 11 tetor 2021

Horoskopi i Brankos e mërkurë 15 qershor 2022: Cilat do të jenë shenjat me fat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In